Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula mbetet aktiv me projekte të ndryshme muzikore dhe një të tillë e ka lansuar edhe së fundmi.
Rap-artisti nga Kosova, ashtu siç kisht njoftuar ka publikuar këngën me titullin “Prek”. Kënga erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilën është kujdesur Supercut Studio. Teksti është shkruar nga reperi, masterizimi nga GKG Mastering ndërsa producent i këngës është Rzon.
“Prek” tashmë gjendet në kanalin zyrtar të reperit në YouTube dhe mbetet të shihet se si do të pritet nga ana e fansave.
Krahas kësaj, Ledri gjithashtu ka njoftuar se është në përgatitje të një albumi të ri.