Mbrojtësi i djathtë kosovar, Bekim Maliqi, dhe sulmuesi argjentinas, Rodrigo Migone, janë afrimet më të fundit të Erzenit. Burime në klubin shijakas i konfirmuan dje gazetës se është arritur marrëveshja me të dy lojtarët dhe pritet që sot të zhvillojnë seancën e parë stërvitore.
Maliqi vjen nga kampionati kosovar, ku është aktivizuar së fundmi me Llapin e Podujevës në Superligë. Më parë 22-vjeçari ka qenë edhe pjesë e Feronikelit dhe Besës së Pejës. Për Maliqin kjo është hera e parë që do të luajë në Shqipëri, ndërsa ka qenë në shënjestrën e klubeve të Superiores edhe në vitet e kaluara. Drejtuesit e Erzenit e kanë bindur të firmosë menjëherë, pasi i riu shkëputi marrëdhëniet me Llapin. Nga ana tjetër, Migone është një qendërsulmues i rritur te klubi i Rosarios në Argjentinë dhe mendohet se mund të bëjë diferencën në kampionatin shqiptar.