Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas publikimit të vlerës monetare të koeficientit të pagave, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka publikuar grafikat e pagave të punonjësve të sektorit publik, që sipas tij janë rritur me Ligjin e Pagave.
Sipas tij, tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht, por ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit.
“Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve. Tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit”, shkroi ai.