Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Marrëveshja e arritur me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, duhet të zbatohet saktë dhe shpejt. Sipas tij, njohje nuk ka, pasi jo gjithçka varet nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.
Kurti u shpreh se marrëveshja ligjërisht të obligueshme ka, por nuk ka nënshkrim, sepse siç thotë ai, Serbia po frikësohet ta bëjë një gjë të tillë.
“Marrëveshje ka, është ligjërisht obligative. Me keqardhje nuk ka nënshkrim për shkak të palë tjetër. Mungesa e nënshkrimit bëhet gjykim për Serbinë.
Është e vërtetë që nuk ka njohje, nuk varet gjithçka nga ne. Nuk besoj që të tjerët kishin bërë më mirë.
Mosnjohja reciproke është fakt. Prej letrës së Donald Trump kërkohet njohja reciproke. Nuk e kemi ende njohje për shkak të Serbisë dhe aleatëve të saj. Kosova nuk e njeh Serbinë, Serbia nuk e njeh Kosovën. Kemi nevojë për normalizim të marrëdhënieve, por Serbia po frikësohet që ta nënshkruajë këtë marrëveshje.”, ka thënë Kurti në Rubikon.