GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti po mundohet që ta bindë opozitën për ta votuar kodin e ri civil

23/05/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kurti po mundohet që ta bindë opozitën për ta votuar kodin e ri civil
Share on FacebookShare on Twitter

Në një banesë në Prishtinë, aktorë homoseksualë qeshin dhe bërtasin gjatë ushtrimeve për një shfaqje që shpreh satirë rreth politikanëve homofobë dhe për t’i mbrojtur të drejtat e barabarta për komunitetin LGBT në Kosovë, që mund të bëhet së shpejti shteti i parë me shumicë myslimane që i lejon martesat e gjinisë së njëjtë.

Shfaqja pritet të realizohet gjatë “Javës së Krenarisë” në qershor, por gjithashtu mund të bjerë në kohën e votimit të një kodi të ri civil në Kuvend, me të cilin do të legalizoheshin unionet civile mes personave me gjini të njëjtë. Nuk është e qartë saktësisht se kur do të votohet kodi i ri civil, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, muajin e kaluar tha se një gjë e tillë do të ndodhë shpejt.

Mirataimi i kodit, edhe pse ende i paqartë, do të ishte shtytje e madhe për të drejtat e homoseksualëve në vendin konservator ballkanik, edhe pse shumë anëtarë të këtij komuniteti kanë frikë se një lëvizje e tillë nuk do t’i ndryshojë qëndrimet e rrënjosura.

Gjatë ushtrimeve, regjisorja homoseksuale e shfaqjes, Arlinda Morina, tha se do të martohej me partneren e saj, nëse miratohet ligji, por nuk pret që të bëhet papritmas e pranuar në shoqëri.

“Kjo do të bëjë një zhurmë të madhe dhe do t’i japë një dridhje të vogël vendit, por nuk besoj se do ta ndryshojë shumë mënyrën se si ne trajtohemi” –  tha ajo.

“Çfarë do të mund të ndryshonte martesa, kur ende je e pështyrë dhe e fyer në rrugë” – pyeti Morina.

Përderisa shumica e vendeve të Evropës Perëndimore kanë lëvizur drejt barazisë në martesë, të drejtat janë të kufizuara në një pjesë të madhe të lindjes dhe jugut të Evropës.

Në Kosovë, në mesin e kundërshtarëve është Duda Balje, deputete dhe kryetare e Komisionit Parlamentar për të Drejta të Njeriut.

“Ne nuk duam presion nga një komunitet i vogël për ta shkelur atë që shumica e mendon” – i tha ajo agjencisë “Reuters”.

Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes se kur pret që kodi i ri civil të votohet në Kuvend.

Një deputet i partisë në pushtet i tha agjencisë “Reuters” në kushte anonimiteti se Kurti po mundohet që ta bindë opozitën për ta votuar kodin e ri civil, si dhe marrëveshje për energjinë e infrastrukturën, duke i ofruar si këmbim shpallje të zgjedhjeve të parakohshme.

Zgjedhjet e reja parashihen për shkurtin e vitit 2025, sipas afatit të rregullt.

Kodi i ri civil do t’u lejonte çifteve me gjini të njëjtë që të regjistrojnë unione civile, por kërkon miratim të një ligji tjetër për t’i rregulluar martesat mes homoseksualëve.

Për Blert Morinën, që e udhëheq organizatën CEL për mbrojtjen e komunitet LGBT në Kosovë, kodi i ri civil duhet të zgjidhë gjithçka përnjëherë.

“Shteti na konsideron ne si qytetarë të klasës së dytë” – tha Morina, transgjinor. Sipas Morinës, diskutimet për ligjin e ri “na kanë ekspozuar ndaj urrejtjes”.

Tags: Albin KurtiLëvizja VetëvendosjeLGBTQeveria Kurti
ShareTweetShare
Previous Post

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e tre personave mbrëmë në Pejë

Next Post

Kodi civil, shamia në shkolla, Asociacioni

Next Post
Kodi civil, shamia në shkolla, Asociacioni

Kodi civil, shamia në shkolla, Asociacioni

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.