Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se beson në vlerat demokratike dhe në demokracinë e SHBA-ve dhe BE-së, por vendimet duhet ti merr Qeveria e Kosovës duke u bazuar në kushtetutën dhe ligjet.
“Unë jam i qartë, besoj në vlerat demokratike të perëndimit, demokracinë, ShBA-të dhe BE-së. Unë i dëgjoj këshillat edhe vendore edhe ndërkombëtare. Por vendimet duhet ti merr Qeveria e Kosovës, bazuar në kushtetutën , ligjet dhe në vlerësimet që i japin organet tona të sigurisë. Pra ne i dëgjojmë këshillat por vendimet duhet ti marrim vet se e kemi përgjegjësi ligjore”, tha Kurti në konferencë për media