Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vendosur të dalë pas shumë kohësh në media, dhe pikërisht në televizionin publik, në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, që dikur nuk e pranonte pavarësinë e saj.
I pyetur se a është kjo pavarësia e synuar?, Kurti harron fjalët që dikur thoshte për shpalljen e pavarësisë, tash pas 14 vjetëve ai thotë se pavarësia e Kosovës është e arritura më e madhe e historisë.
“Besoj që është një e arritur e madhe historike, mirëpo në të njëjtën kohë nuk është ende ëndrra e realizuar e popullsisë së Kosovës, në veçanti e rinisë sonë e cila është e jashtëzakonshme, dhe e cila i ka pritjet shumë të mëdha se sa që ne e kemi realitetin.”, tha Kurti në RTK