GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti flet për vizitën në Athinë – zbardhë detaje nga takimi me Mitsotakis dhe tregon për dorështërngimin me Zelenskyyn

22/08/2023
në Ballina
Koha e leximit:2 mins read
“E njoftova se nuk ka pasur asnjë incident në veri për gati 2 muaj”, çka diskutuan Kurti dhe homologu i tij në Athinë?
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka qëndruar në Greqi, ku ishte i ftuar në darkën e shtruar për liderët e Ballkanit Perëndimor.

Aty i pranishëm ishte edhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Micheal, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Lyen e të tjerë personalitete përfshirë edhe Presidentin e Urkainës, Volodymyr Zelenskyy.

Kurti ka treguar se ka takuar, disa nga të pranishmit në taki dypalësh, kurse shtrëngimin e duarëve me Zelenskyyn, që se takoi zyrtarisht e ka quajtur “përshëndetje”.

E plotë:
Me ftesë të Kryeministrit të rizgjedhur të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis të hënën dhe të martën isha në Athinë për të marrë pjesë në darkën me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe për t’u takuar e bashkëbiseduar me homologë e partnerë edhe përtej Ballkanit Perëndimor.

Para e pas saj, përgjatë dy ditëve zhvillova takime dypalëshe me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ndërkohë që në pritje të darkës u përshëndeta me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe bashkëbisedova me Kryeministrin e Bullgarisë, Nikolai Denkov dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në darkën që shënonte edhe 20-vjetorin e Samitit të Selanikut, u ritheksua edhe një herë mbështetja për zgjerimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian si dhe rruga përpara, teksa në prezencën e Presidentit të Ukrainës, Zelenskyy u konfirmua mbështetja e palëkundur për Ukrainën dhe u bë thirrje për përgjegjësi dhe ndëshkim të krimeve të kryera gjatë luftës nga agresori rus.

Përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor, të pranishëm ishin Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu, Kryeministri i Bullgarisë, Nikolai Denkov, dhe Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.

Tags: Albin KurtiAthinemitsotakisZelensky
ShareTweetShare
Previous Post

Komuna e Mitrovicës së Veriut kërkon “lirimin” e objektit të saj nga institucionet e Serbisë

Next Post

Avokati i Ridvan Muharremit tregon historinë e blerjes së grurit nga Turqia, zbulon detaje të pathëna

Next Post
E konfirmon Prokuroria Speciale: Arrestohen Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarë të MINT-it

Avokati i Ridvan Muharremit tregon historinë e blerjes së grurit nga Turqia, zbulon detaje të pathëna

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.