Artistet tona rrallë herë kanë guximin të dalin pa grim në publik.
Artistet tona përkujdesen shumë që fytyra e tyre të jetë sa më e rregulluar dhe në gjendje perfekte për t’u shfaqur në rrjete sociale.
Por jo edhe Genta Ismajli.
Këngëtarja pa komplekse është diskutuar shumë një kohë kur bahskëpunëtori i saj, Genc Prelvukaj i ka publikuar një fotografi ku Genta shihet aspak në formë, si një vajzë e zakonshme kur shkon në aeroport.
Pa grim dhe flokët e shprishur, Genta me të vërtetë nuk duket si ajo e intervistave dhe videoklipeve muzikore.