GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Ku ka mbetur projektligji për pagën minimale?

19/12/2022
në Ballina, Ekonomi, Kosovë
Koha e leximit:3 mins read
Ku ka mbetur projektligji për pagën minimale?
Share on FacebookShare on Twitter

Projektligji që do t’i hapte rrugë rritjes së pagës minimale në Kosovë, ka mbetur aty ku ka qenë në qershor: i miratuar në lexim të parë.

Për të hyrë në fuqi, ai duhet të kalojë edhe leximin e dytë dhe të tretë në Kuvendin e Kosovës dhe të nënshkruhet nga presidentja e vendit.

Sipas rregullores së Kuvendit, pas miratimit në lexim të parë, projektligji duhet të procedohet në lexim të dytë brenda dy-tre muajsh, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Për arsyet, REL ka pyetur Kuvendin e Kosovës, por nuk ka marrë përgjigje.

Interesimit të REL-it nuk i është përgjigjur as Armend Muja, kryetar i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, të cilin rregullorja e Kuvendit e ngarkon me shqyrtimin e mëtejmë të Projektligjit për pagën minimale.

Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 deri në 170 euro.

Kjo vlerë, e pandryshuar qysh në vitin 2011, është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.

Projektligji i ri parasheh që ajo të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

“Ka kaluar çdo afat”

Ferat Shala, anëtar i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, thotë se, pas miratimit të projektligjit në lexim të parë, nuk është bërë asnjë hap tjetër.

“Ende nuk e kemi në lexim të dytë. Tashmë ka kaluar çdo afat i mundshëm optimal”, thotë Shala, deputet i opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Ai kujton se projektligji në fjalë ka shkaktuar pakënaqësi qysh në fillim dhe thotë se kjo mund të jetë arsyeja përse Qeveria “e zhargit”.“Qeveria, siç duket, është ende e paqartë për hapat e vet institucionalë dhe [projektligjin] nuk e kemi ende në lexim të dytë”, thotë Shala.

Projektligji është kundërshtuar nga disa parti opozitare, të cilat kanë kërkuar që paga minimale neto të rritet në 370 euro.

Projektligji, po ashtu, nuk parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve të luftës, ashtu siç është aktualisht.

Në rast se miratohet ashtu siç është, veteranët do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë prej 170 eurosh. Për këtë arsye, veteranët kanë protestuar disa herë.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili monitoron punën e Kuvendit të Kosovës, thonë se nuk ka ndonjë mekanizëm kontrollues, që do t’i obligonte komisionet t’i respektojnë afatet kohore për shqyrtimin e projektligjeve.

“Neglizhencë e papranueshme”

Sipas një studimi të Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP, të publikuar në muajin prill, janë mbi 100 mijë punëtorë në Kosovë që marrin pagë minimale.

Mbi 94 për qind e tyre janë të punësuar në sektorin privat, kryesisht në tregti me shumicë dhe pakicë, në industri përpunuese, në gastronomi, në aktivitete financiare dhe të sigurimit, në ndërtimtari e të tjera.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se punëtorët në këtë sektor mbesin të harruar nga shteti.

“Është e papranueshme neglizhenca që po i bëhet këtij projektligji. Punëtorët e sektorit privat vazhdojnë të marrin pagën minimale më të ulëtën në rajon e më gjerë”, thotë Azemi për Radion Evropa e Lirë.

Në Kosovë, punëdhënësi më i madh është sektori privat, me më shumë se 220 mijë të punësuar. Paga mesatare bruto në këtë sektor është rreth 380 euro.

Në sektorin publik, ndërkaq, janë të punësuar mbi 80 mijë persona, me pagë mesatare bruto rreth 620 euro.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, papunësia në vend, vitin e kaluar, është sjellë mes 20.5 për qind dhe 25.8 për qind.

Norma e inflacionit, sipas ASK-së, ka arritur në 11.6 për qind në muajin nëntor.

Viteve të fundit, Kosova është duke u përballur edhe me mungesë punëtorësh të profileve të ndryshme.

Interesimi i qytetarëve për të punuar, sidomos në sektorin privat, ka rënë për disa arsye. Sipas Inspektoratit të Punës, ato lidhen me pagën e ulët, mungesën e kontratës, punën në fundjavë, mospagesën e orëve shtesë e të tjera.

Tags: KosovëPaga minimale
ShareTweetShare
Previous Post

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Next Post

Ngjarje e rëndë në Zvicër, një kosovar dyshohet se ka vrarë një 28-vjeçar me origjinë nga Kosova

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.