Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nura me ftesën e Këshillit Bashkiak do të marrë pjesë në ceremoninë e emërtimit të njërës prej rrugëve të famshme me emrin e babit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
“Time Square, New York City, këtu ku pasnesër,me ftesë të Këshillit Bashkiak, mbahet ceremonia e emërtimit të njërës prej rrugëve të famshme,me emrin e babait të shtetit shqiptar, Ismail Qemali, për të rikonfirmuar për të satën herë se, përtej çdo interesi tjetër, lidhja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e veçantë. ?????❤️??” – shkruan Nura.