Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, nën ndikimin e alkoolit i kishte thyer rregullat anticovid dhe nuk iu kishte bindur organeve të rendit për ta zbatuar orën policore.
Policisë së Kosovës gjatë një patrollimi në sheshin e Obiliqit, i kishte rënë në sy se disa persona po qëndronin në një lokal me drita të fikura dhe po pinin.
Kur ishte afruar polici të dera e lokalit, sipas një raporti policor të siguruar nga Demokracia.com, kishte dalë shoferi i kryetarit të komunës së Obiliqit, duke i kërkuar falje policit se janë vonuar pak dhe duke i thënë se “kryetari është në gjendje të dehur”.
Në raportin e policisë së 16 shkurtit 2022, të cilin e posedon Demokracia.com, përshkruhet sesi kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i kishte kërcënuar Policinë e Kosovës që po ia prishnin ndejën aty.
Sapo jam afruar të dera e lokalit, para dere ka dalë vozitësi i kryetarit të Komunës së Obiliqit, i cili pas kërkesës time është legjitimuar si F.D dhe më ka kërkuar falje se pak jemi vonuar dhe se brenda është kryetari dhe se është në gjendje të dehur. Me qëllim të respektit ja kam tërhequr vërejtjen se askush nuk është mbi ligjim edhe pasi që nuk paska kaluar shumë kohë, duhet ta lironi lokalin pasi që është në kundërshtim me vendimin e fundit të Qeverisë. Ai mu ka përgjigjur se ‘në rregull është dhe do të vazhdojmë menjëherë’. Mirëpo, unë iu kam përgjigjur se duhet menjëherë dhe se për hir të respektit po presim te dera, derisa të largoheni ju nga lokali”, përshkruhet kjo ngjarje në raportin e Policisë, që e ka siguruar Demokracia.com.
Por, Xhafer Gashi me stafin e tij nuk iu kishte bindur Policisë dhe kishte porositur edhe një rend me pije, që ta vazhdonin ndejën edhe pak, thuhet në këtë raport policor.
“Me qëllim të realizimit të kërkesës, respektivisht urdhrit gojor kemi qëndruar para dere diku afër 5-8 minuta dhe në një moment e kemi vërejtur se dikush nga personeli ka sjell pije të tjera në tavolinën ku ka qenë kryetari i komunës dhe atëherë kemi ndërhyrë brenda dhe personalisht kam dhënë urdhër që ta ndërprejnë atë veprim nga personeli, i cili mu ka përgjigjur ‘rreshter e di që jam gabim, por ka pi pak kryetari dhe nuk po del prej lokalit’. Unë jau kam tërhequr vërejtjen se a e dini sa është gjoba dhe menjëherë duhet të dilni të gjithë jashtë prej lokalit, sipas vendimit të fundit të qeverisë dhe të mbyllet lokali, ku pas kësaj kryetari dhe shoqëruesit e tij i kanë marrë pijet në dorë dhe derisa janë larguar nga lokali kemi qëndruar aty ku edhe është mbyllur lokali”, thuhet në raportin e Policisë, raporton Demokracia.com
Por, saga nuk përfundon me kaq, pasi që kryetari i Obiliqit kishte vazhduar me stafin e tij të qëndronin ulur në një stol afër stacionit të Policisë.
“Pasi që kemi kontrolluar lokalet e tjera në shesh dhe për rreth, kur jemi kthyer i kemi vërejtur para stacionit të Policisë, ulur kryetarin dhe shoqëruesit e tij. Me qëllim të verifikimit të situatës dhe arsyes pse po qëndrojnë aty, ju kam afruar së bashku me kolegët Sh.P dhe L.M duke i pyetur se çka është kjo kështu dhe a keni të gjithë leje të qarkullimit, pasi që ka filluar ora policore, të gjithë janë legjitimuar si staf i kryetarit dhe se janë të pajisur me leje nga Shtabi Emergjent sipas tyre, dhe se lejet i kanë në zyre dhe sipas kërkesës do t’i prezantojnë gjatë ditës nëse është e nevojshme”.
Pas kësaj ishte acaruar keq kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, duke iu drejtuar Policisë me fjalë ofenduese e kërcënuese.
“Me qëllim të harmonizimit të situatës të cilën e kam monitoruar në tërësi nga pezmi apo hidhërimi pse kërkova leje nga stafi i tij edhe të tjerët, kryetari është ngritur në këmbë mu ka afru dhe mu ka drejtu “kush k… je ti që po më maltreton mua se tash ta thirri komandantin e stacionit dhe ministrin” dhe se në ndërkohë është larguar pak, ka zhvilluar një bisedë nuk e di me kë, derisa unë ia kam kërkuar të tjerëve që duhet të largohen nga ai lokacion pasi është ora policore, nuk mund të qëndroni këtu”, sqaron raporti policor që e ka siguruar Demokracia.com.
Gashi nuk e kishte lënë me kaq kërcënimin ndaj Policisë, duke ia bërë të ditur se njëri duhet të lëshonte Obiliqin, sepse për dytë më nuk ka vend.
“…nëse keni leje qarkullimi sipas vendimit të Shtabit Emergjent vazhdoni me punën e juaj, ku në këto fjalë ka ndërhyrë përsëri kryetari pasi ka përfunduar bisedën duke mu drejtuar si: Ti koke shumë trim, çfarë provokimi po ma bën ti mua, tash kom me ta thirr ministrin dhe prej nesër ja unë ja ti në Obiliq, se unë i kam marrë 7 mijë e 500 vota e ti me m’qit prej lokali, a po don matem o rreshter masi te koke kaq trim”. Në ato momente unë jam tërhequr pak mbrapa pasi vozitësi i tij personal i doli përpara me qëllim që ta ndalojë, por që unë i kam dhënë urdhër “largohu le të flet kryetari se po matem unë i kom 104 kilogram dhe se kurgja personale nuk kam me ju e as me atë, përpos që e kemi zbatuar ligjin dhe mbi ligjin so kerkush dhe se sante e keni vërejtjen me gojë pasi se ligji na mundëson dhe mos me përsërit më”, ka qenë debati në mes kryetarit dhe Policisë.
Më pas kishte ardhur edhe një patroll tjetër e Policisë së Kosovës dhe Gashi ishte larguar nga vendi.
“…nëse keni leje qarkullimi sipas vendimit të Shtabit Emergjent vazhdoni me punën e juaj, ku në këto fjalë ka ndërhyrë përsëri kryetari pasi ka përfunduar bisedën duke mu drejtuar si: Ti koke shumë trim, çfarë provokimi po ma bën ti mua, tash kom me ta thirr ministrin dhe prej nesër ja unë ja ti në Obiliq, se unë i kam marrë 7 mijë e 500 vota e ti me m’qit prej lokali, a po don matem o rreshter masi te koke kaq trim”. Në ato momente unë jam tërhequr pak mbrapa pasi vozitësi i tij personal i doli përpara me qëllim që ta ndalojë, por që unë i kam dhënë urdhër “largohu le të flet kryetari se po matem unë i kom 104 kilogram dhe se kurgja personale nuk kam me ju e as me atë, përpos që e kemi zbatuar ligjin dhe mbi ligjin so kerkush dhe se sante e keni vërejtjen me gojë pasi se ligji na mundëson dhe mos me përsërit më”, ka qenë debati në mes kryetarit dhe Policisë.
Më pas kishte ardhur edhe një patroll tjetër e Policisë së Kosovës dhe Gashi ishte larguar nga vendi.
“Në ndërkohë ka ardh edhe njësia tjetër të cilët posa janë afruar më kanë pyetur ‘rreshter a ka nevojë për intervenim’, ku jam përgjigjur ‘jo nuk ka nevojë, vetëm po presim derisa të shkon kryetari me të tjerët i cili posa është përshëndetur me policët është larguar nga ai lokacion derisa në asnjë moment nuk e kemi ndje veten të kërcënuar e as nuk e ndjejmë pasi që vetëm e kemi kryer detyrën tonë”, thuhet në raportin policor për incidentin e shkaktuar nga kryetari i Obiliqit.
Për rastin në fjalë, policia nuk ka iniciuar asnjë procedurë thuhet në këtë raport.
Xhafer Gashi ka fituar mandatin e tretë të Komunës së Obiliqit si kandidat i pavarur, pasi më parë ishte pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, por që e kishte braktisur këtë parti.
Me AAK-në, Gashi kishte qenë dy mandate kryetar.