Procesi i numërimit të votave të rregullta nga zgjedhjet e 9 shkurtit ka përfunduar, derisa vetëm një vendvotim ka mbetur i paprocesuar nga gjithsej 2,533 sosh.
Ky vendvotim i fundit është në komunën e Mitrovicës, ku deri tani janë procesuar 104 nga 105 vendvotime.
Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) (përditësuar në orën 23:32), pas përpunimit të 99.96% të votave nga numërimi në qendrat komunale, rezultatet paraprake janë si më poshtë:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson me 40.90% të votave
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta me 22.03%
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 17.64%