GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kosovari zgjidhet deputet në Parlamentin e Kantonit të Bernës

04/05/2022
në Ballina, Botë, Kosovë
Koha e leximit:4 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Korab Rashiti, i cili kishte kandiduar për një vend në Parlamentin Kantonal të Bernës, të mbajtura më 27 mars të këtij viti, në bazë të rezultateve të shpallura pas zgjedhjeve i kishte munguar numri i votave që të zgjidhej, shrkuan albinfo.ch.

Por, tani, duke qenë se ishte i pari në radhën e listës në nga ata që nuk ishin zgjedhur, pas tërheqjes së dy fituesve, vendi në parlament u lirua për Korab Rashitin.

Duhet theksuar se, duke fituar këtë vend në parlament, Korabi bëhet shqiptari i parë, parlamentar kantonal i Bernës dhe, pa diskutim, i pari politikan shqiptarozviceran në gjithë Zvicrën që zgjidhet në çfarëdo niveli, nga partia SVP/UDC.

Gjithashtu, Korab Rashiti është një nga fare pak politikanët shqiptarozviceranë që janë zgjedhur deri më sot në nivele kantonale, prandaj ky është një sukses i dalluar i tij.

Ja çfarë shkruan mediumi rjb.ch në gjuhën frënge lidhur me rastin. Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Qytetit të Bielit, Luca Francescutto dhe Patrick Widmer kanë hequr dorë nga ky mandat politik. Pas një pezullimi të gjatë, ulësja i takon një kandidati frengjishtfolës.

Kështu i erdhi fundi një sage brenda SVP-së së qytetit Biel/Bienne: vendi në Këshillin e Madh (parlamentin Kantonal) që shkon në pjesën frëngjishtfolëse të seksionit të kësaj partie ka gjetur më në fund titullarin. Ky është Korab Rashiti. Njoftimi u bë të martën në një deklaratë zyrtare për shtyp.

Të hënën, presidenti i seksionit Patrick Widmer kishte hequr dorë nga posti i deputetit, për arsye profesionale. Përpara tij ishte tërhequr për të njëjtat arsye edhe oficeri i policisë Luca Francescutto, i zgjedhur për herë të parë.

Korab Rashiti, i lindur me 05 korrik 1986 në qytetin Morges, Kantoni Vaud, Zvicër, në vitin 1987, bashkë me familjen është vendosur në Biel/Bienne të Kantonit të Bernës. Në këtë qytet ka kryer shkollën fillore dhe të mesme  dhe më vonë e ka kryer MBA (Master Business Administration). Pastaj një vit ka qëndruar në SHBA për studime ekonomike. Aktualisht është anëtar i institutit Mises (Të Shkollës Ekonomike Austriane).

Korab Rashiti flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, frënge, gjermane, angleze dhe pak a shumë edhe atë italiane. Aktualisht kryen detyrën e shefit Specialist i Sigurisë dhe Kualitetit në SBB/CFF në Bernë.

Në prononcimin për albinfo.ch, Korabi kishte vënë theksin në përkushtimin e pritshëm të tij sa i përket pozitës së komunitetit shqiptar në kantonin e tij, në rast të zgjedhjes.

Kështu ishte shprehur ai ntervistën që albinfo.ch pati zhvilluar me të, pak para zgjedhjeve, në mars të këtij viti.

“Sa i përket interesimit dhe angazhimit tim konkret rreth komuniteteve të huaja dhe sidomos rreth komunitetit shqiptar në Zvicër, prioritetet e mia janë të shumta: Ka kohë që jam duke debatuar për krijimin e një Grupi Parlamentar për Kosovën (GPK). Mendoj se ky Grup Parlamentar do të lobonte për lidhje më të forta institucionale në mes Zvicrës dhe Kosovës. Një prioritet tjetër imi është afrimi, bashkëpunimi dhe binjakëzimi në mes komunës së Bernës dhe komunës së Prishtinës. Gjithashtu do të punoj që ky binjakëzim të ndodhë edhe me komunat tjera të Kantonit të Bernës dhe të Kosovës.

Mendoj që organizimi i shkollës shqipe në Kantonin e Bernës duhet të kalojë përmes institucioneve përkatëse kantonale dhe komunale, ndaj jam duke punuar shumë në informimin e opinionit. Do të jem aktiv në shtypin dhe televizionin e Bernës për afirmimin e mundësive reale për një bashkëpunim sa më të madh në mes komuniteteve të ndryshme, pavarësisht origjinës së tyre. Do të përpiqem me fakte dhe argumente t’i prezentoi vlerat më të larta tradicionale, kulturore dhe sportive të komunitetit shqiptar, shrkuan albinfo.ch.

Një prioritet tjetër imi është që të punoj sa më shumë për krijimin e hapësirave në mjetet e informacionit në kuadër të Kantonit dhe më gjerë për komunitetin shqiptar; lidhjet e tij me të gjitha asociacionet që veprojnë në kuadër të kantonit me qëllim të bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave dhe vlerave kulturore ndërmjet popujve të ndryshëm. Mund të them se komuniteti shqiptar do ta ketë një zë të fuqishëm në mbrojtje dhe avancim të pozitës së tij në kuadër të institucioneve përkatëse. Vetëm duke u futur brenda çdo institucioni, vetëm duke bashkëpunuar me njëri tjetrin, mund  të radhitemi aty ku e kemi vendin dhe gjithsesi mund të hidhet poshtë çdo dezinformatë. Kjo nuk mund të bëhet assesi duke qëndruar në distancë. Ky ka qenë një motiv i fortë imi që të anëtarësohem në këtë parti”.

Tags: deputetkosovarizvicerr
ShareTweetShare
Previous Post

Aksidentet në trafik, në Klinikën Emergjente u trajtuan 117 pacientë

Next Post

“Gratë veç, e burrat veç”, kështu pritet të jetë dasma e djalit të Shefqet Krasniqit këtë fundjavë

Next Post

“Gratë veç, e burrat veç”, kështu pritet të jetë dasma e djalit të Shefqet Krasniqit këtë fundjavë

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.