Kosova e pafat. Edhe pse zhvilloi një lojë mjaft të mirë ndaj Rumanisë në pjesën e dytë Dardanët nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola.
Në minutën e 69′ Zhegrova copi peshë stadiumin kur realizoi me kokë, por 3 minuta më pas arbitri anuloi golin për pozicion jashtë loje.
Në minutat shtesë Muriqi humbet një rast te pabesueshëm brenda zonës me topin që kalon ngjitur me traversën.
Ky barazim e lë Kosovën në vendin e 3 me vetëm 3 pikë pas 3 ndeshjes të Grupit I.
Në Ndeshjen e radhës, Kosova luan në transfertë përballë Bjellorusisë.