Njësitet për hetimin e korrupsionit në kuadër të krimeve ekonomike po zhvillojnë një aksion në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i arrestuari dytë gjatë këtij aksioni është Ardita Balaj.
Derisa, Sinjali më parë ka raportuar se i arrestuari tjetër është edhe Ekrem Latifi.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, duke bërë të ditur se aksioni po realizohet në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në Prishtinë.
Ndërsa, sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të dyshuarit i kanë kërkuar dhe pranuar para një kandidateje me qëllim që ajo të kalojë testin praktik të vozitjes. Pas pranimit të shumës së ryshfetit, kandidatja ka kaluar testin me sukses./GAZETA PAPIRUS/