Kisha Katolike në Gjermani po përballet me një rënie drastike të besimtarëve. Mbi gjysmë milionë njerëz hoqën dorë nga anëtarësimi në kishë gjatë vitit të kaluar.
Sipas Konferencës së Ipeshkve gjermanë, 522.821 njerëz braktisën kishën në vitin 2022, shifër kjo shumë e lartë se parashikimet e bëra nga vetë institucioni. Numër rekord largimesh ka pasur edhe në vitin 2021, kur mbi 360 mijë besimtarë ndaluan së frekuentuari kishën.
“Kisha Katolike po vdes dhe kjo është një vdekje e dhimbshme para publikut”, tha për mediat avokat Thomas Schüller, që merret me çështjet ligjore të Kishës Katolike.
21 milionë anëtarë ka regjistruar Kisha në fund të vitit 2022, e thënë ndryshe 24.8% të popullsisë gjermane.
Largimet e vrullshme vijnë pas skandaleve që kanë ndjekur kishën, përfshirë edhe abuzimet me fëmijët nga ana e klerikëve. Një raporti i publikuar në vend flet për abuzimet e kryera nga kryepeshkopët e Mynihut dhe Freising. Ish-Papa Benedikti XVI, që ndërroi jetë vitin e kaluar, u akuzua për fshehjen e rasteve të abuzimit të fëmijëve nga Kisha Katolike Gjermane.
Kisha protestante, që po ashtu është përfshirë nga skandalet e abuzimeve, ka humbur anëtarët e saj në mënyrë alarmante. 19.5 milionë anëtarë numëronte kjo kishë në fund të vitit 2022, ndërkohë që 380 besimtarë ishin larguar.
Këto largimet pasojnë me humbje të konsiderueshme të të ardhurave për kishën, e cila mbledh miliarda euro çdo vit.
Të gjithë gjermanët që deklarojnë përkatësinë e besimit fetar, si protestant, katolik ose hebraik, regjistrohet në autoritetet lokale dhe paguajnë një taksë fetare (Kirchensteuer), që është 8-9 për qind e tatimit mbi të ardhurat e një personi dhe merret nga të ardhurat e tyre mujore nga zyra e taksave.
Ata që dëshirojnë të largohen, duhet të heqin dorë zyrtarisht nga anëtarësimi i tyre, një proces i njohur si Kirchenaustritt , duke vizituar zyrën e regjistrit lokal dhe paguar një tarifë administrative prej 30 eurosh.
Taksa e kishës u përfshi për herë të parë në ligjin gjerman në vitin 1919 dhe shpjegohet si një përpjekje për t’i mbajtur kishat të pavarura nga ndikimi politik.