GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kidnapimi i tre policëve, reagon BE-ja

14/06/2023
në Ballina, Ekskluzive
Koha e leximit:2 mins read
Dalin fotot dhe emrat e policëve kufitar të kidnapuar në Leposaviq
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në veri të Kosovës janë kidnapuar tre zyrtarë policorë nga ana e Serbisë. Deri më tani, ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga faktori ndërkombëtar. Reagimi i parë në lidhje me këtë temë ka ardhur nga Bashkimi Evropian, që e lehtëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një prononcim për Express, Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian, ka deklaruar se janë në kontakt me palët e përfshira, pra me Kosovën, Serbinë dhe KFOR-in, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur saktësisht.

“Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht.” – deklaroi ai.

Tutje, BE-ja ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të përbahen nga çdo veprim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve. Ne përsërisim thirrjen e BE-së për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe vendimtar.” – ka deklaruar Stano.

Për dallim nga BE-ja, shtetet e QUINT-it, pra ShBA-ja, Gjermania, Franca, Anglia e Italia nuk kanë shkruar ende asnjë shkronjë në lidhje me këtë çështje. Edhe Departamenti i Shtetit i ShBA-së ka heshtur deri tani, siç pa zë janë edhe shtetet e rajonit, si Shqipëria.

Por kryeministri Albin Kurti, përmes një statusi, u ka kërkuar ndërkombëtarëve të reagojnë në lidhje me këtë temë.

“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.” – shkroi ndër të tjera Kurti.

Në një linjë me Kurtin, ishte edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila kërkoi reagim të ashpër dhe veprim të unifikuar të komunitetit ndërkombëtar.

“Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim, ndaj një akt i tillë kërkon një reagim të ashpër dhe veprim të unifikuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit.” – shtoi ai.

Ndërsa, kryekuvendari Glauk Konjufca deklaroi se lirimi i menjëhershëm i tre policëve të Kosovës është ultimativ.

“Në kohën kur qeveria e Kosovës po del me propozime për t’i gjetur zgjidhje destabilizimit të shkaktuar nga grupet kriminale të mbështetura nga Beogradi, Serbia dëshmon nuk është e gatshme për asnjë zgjidhje. Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këto akte agresioni kundrejt Kosovës. Lirimi i menjëhershëm i tre policëve të Kosovës është ultimativ.” – ka shkruar ai.

Tags: bekosovalajmeserbiaStano
ShareTweetShare
Previous Post

Kidnapimi i tre policëve të Kosovës, Rrahmani: Kosova ka nevojë për mbështetjen nga aleatët dhe shtetet mike

Next Post

Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Next Post

Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.