Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ushtarët amerikanë kanë kryer sot patrullime në veri të Kosovës.
KFOR pë rmes rrjetit social Facebook është shprehur se ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje kryejnë patrullime rregullisht, përfshirë edhe në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
Tutje KFOR-i përmendi edhe ruajtjen e infrastrukturës kritike.
“Kryerja e patrullimeve dhe ruajtja e infrastrukturës kritike siguron që Kosova të mbetet një mjedis i sigurt për të gjithë”.