Alban Krasniqi, bashkëshorti i deputet së Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiut ka dhënë një varg akuzash sot për të larguarit nga Lëvizja Vetëvendosje.
Krasniqi i ka quajtur tradhtarë të gjithë ata që janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe ka kërkuar nga ta që ti dorëzojnë edhe mandatet e tyre që i fituan sipas tij në emër të VV-së.
Krasniqi ka thënë se nëse mandatet nuk dorëzohen anëtarësia e kanë të drejtën legjitime ti rimarrin votat dhe angazhimin e tyre ndaj këtyre individëve pa marrë parasysh mjetet.
“Si Shpendi ashtu edhe secili deputet që tradhton Lëvizjen VËTËVENDOSJE! si organizim, koncept dhe program duhet ti dorëzojnë mandatet e tyre!
Në të kundërtën votuesit dhe anëtarësia e kanë të drejtën legjitime ti rimarrin votat dhe angazhimin e tyre ndaj këtyre individëve pa marrë parasysh mjetet. Vetëm kështu ndërtohet standard i ri në politikën e Kosovës ku pamundësohet që të premtohet vlera e pas zgjedhjeve të kthehen në antivlera, pa kokrrën e kokëçarjes dhe pa trohën e frikës nga tradhtia ndaj votuesve ndaj qytetarëve e mbi të gjitha ndaj kauzës.” ka shkruar Krasniqi.
Asnjë nga të larguarit nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë dorëzuar edhe postet, qoftë të deputetit qoftë të kryetarit të komunës.