Blerim Saramati dje dha dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, duke publikuar në Facebook shumë arsye që e bënë atë ta lë këtë subjekt politik pas shumë vitesh.
Në Frontal të T7, Saramati përmendi këto arsye, ndërsa theksoi një rast kur tani zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, sipas tij, e kishte akuzuar një aktivist se kishte shkuar i përgatitur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
“Bile-bile, kryetari i një pikës, një fshati, të Vërmicës, gjatë fjalës së tij në Këshill të Përgjithshëm, akuzohet se ka ardhur i përgatitur. Do të thotë, sipas tyre, aktivisti duhet të vijë i papërgatitur, vetëm për të duartrokitur. Në këtë rast e ka akuzuar Besnik Bislimi. I ka thënë ‘ju zotëri keni ardhur këtu i përgatitur’”, tha ai.
Saramati tha se ky nuk ka qenë rasti i vetëm i tillë.