Gazetari Vehbi Kajtazi ka qenë i ashpër ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, pasi ShBA-të sanksionuan Kosovën me përjashtim nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023”, pas tensioneve në veri të vendit.
Kajtazi ka thënë se largimi i Kurtit nga pushteti është emergjencë kombëtare. Ai ironizioi duke u shprehur se Kurti është shumë i aftë.
“E ka trunin ma te shpejte se kompjuteri”, shkroi Kajtazi në Facebook, teksa pati disa fjalë edhe për shefen e shtetit.
“Prej momentit te vendosjes dhe publikimit te sanksioneve nga Amerika kunder Kosoves, Vjosa Osmani eshte veç nje qenie qe kryen funksione fiziogjike. Kurrgje me shume”.