residenti i Komisionit Evropian, Jean-Calude Juncker në një konference për media së bashku me presidentin Hashim Thaçi, ka ripërsëritur se Kosova duhet të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit nëse dëshiron të fitojë liberalizimin e vizave.
“Është esenciale që vendi i juaj të votojë së shpejti demarkacionin, është hap kyç i pashmangshëm, i rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave, ku bashkëqytetarët tuaj shqiptarë e serbë do të jenë përfituesit e kësaj”, ka thënë Juncker.
Ai ka thënë se edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit duhet të thellohet edhe më shumë, dhe se nuk është i kënaqur që kosovarët janë të vetmit që nuk mund të udhëtojnë lirshëm.
Presidenti i KE-së, ka folur edhe për Strategjinë e BE-së për Ballkanin Perëndimor ku ka thënë se kjo strategji shërben për thellimin e bashkëpunimit në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor .
Juncker ka thënë se ndjehet i lumtur që së bashku me Mogherinin dhe Hahn po e përfundojnë udhëtimin e tyre në Prishtinë.