Bashkëpunimi ushtarak Shqipëri- Kosovë është shtrirë edhe në fushën e aviacionit, transmeton Gazeta Metro.
Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.
Ai nëpërmjet një postimi në media sociale ndau sociale foto nga trajnimet e përbashkëta në fushën e aviacionit.
“Pilotët e njësisë së Aviacionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës po trajnohen me kolegët e tyre të Bazës së Farkës për rifreskimin teorik dhe praktik të fluturimeve me helikopterin tip AB-206, me qëllim ruajtjen e aftësive fluturuese”, shkruan Peleshi.
Ai thekson se pjesë e trajnimit është edhe kryerja e Fluturimeve Vizuale ditën dhe natën