GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Bashkëluftetari i kohërave të para të Adem Jasharit, rrëfen se si kishin marre jelekë anti plumb dhe municionin “milicisë” serbe

23/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Bashkëluftetari i kohërave të para të Adem Jasharit, rrëfen se si kishin marre jelekë anti plumb dhe municionin “milicisë” serbe
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkëluftetari i kohërave të para të Adem Jasharit, ish komandanti  i UÇK-së, Jakup Nura, ka rrëfyer nga koherat e lavdisë se si kishin marre jelekë anti plumb dhe municionin “milicisë” serbe.

Shite ditë tregu në Drenas ku po rrinim më disa shokë në një qajtore të rruga “zejtarvë”ishte parkuar nje makinë e tipit lada-niva e milicisë serbe.

Postimi plotë i Jakup Nures :
28 Nëntor 1991

Ditë tregu në Drenas duke shkuar në një kafe-çajtore aty ku mblidheshim shumë shokë nga Drenasi dhe Skenderaji, në Rrugën e “Zejtarëve” siç e quanin, ishte parkuar një makinë “Lada Niva” e milicisë serbe, shikoj për rreth që të sigurohem për diçka të dyshimtë, i’u afrova që të shoh çfarë ka brenda aty pashë disa jelekë antiplumb në ulëset e pasme si dhe ne gepek, mendova që mund të jetë edhe ndonjë automatik, i them Adem Nurës që të vëzhgon për rreth derisa unë të kontaktoj me shokët, ne qajtore ishin ulur Shaban Zymer Zhilivoda, Fadil Gjoka dhe Bislim Kodra, u ula me ta dhe i’u tregoj për planin që kisha, Shabani e kishte një veturë “Yugo” ngjyrë të kuqe, i thash të del tek tregu që ishte në veri të qytezës disa qindra metra kurse Fadili i njihte tregtarët përreth dhe i them të na i siguroj disa thasë të mëdheja (quhall )

Dolëm nga kafeja, Shabani u drejtu te vetura, Fadili pas pak u kthye me thasë nën sqetull, Bislimi dhe Ademi mbetën që të na sigurojnë me revole derisa të jemi të përqendruar në kontrollimin e automjetit të milicisë, e hapa derën e veturës Niva kurse Fadili e mbante thesin dhe i futem dy (2) “pancira” e hapa edhe gepekun ateher na kanë vërejtur qytetarët përrreth e që ishin të shumtë në numër dhe kanë filluar të largohen me shpejtësi, në gepek ishte edhe një tjetër “pancir/jelek antiplumb” e futem në thes edhe ate, ndërsa armë nuk gjetëm dhe u drejtuam rrugës së Zejtarëve me thesin e mbushur dhe me peshë mbi 30kg, në fund të rrugës ishte një shteg nga ku na nxirrte tek tregu aty ishte Baca Shaban siç e thërrisnim ne të gjithë shokët, me veturë morëm drejtimin e Fshatit Prellovc ku edhe i zbarkuam dhe nga ai moment e kishim mundësinë për të hequr dilemën që e kishim me vite për jelekët antiplumb për të cilët kishim pyetur shum edhe Ish-policë e të cilët na thoshin se edhe pushka “M48” nuk e shpon, mund të shtyej me disa metra nëse ka fuqi plumbi por nuk i depërton, shpesh mendonim që vetëm në kokë duhet shënjestruar se përndryshe nuk mund të asgjësojmë forcat pushtuse e të cilët ishin të paisur çdonjëri me jelek te till, pas disa ditësh i thirra të gjithë shokët e morëm një pancir e veshëm në një thes të mbushur me lesh të deles dhe mbrapa shtëpisë ishin disa lisa të mëdhenjë, e mbështesim tek një lis, ndërsa revolet i kishim të ndryshme, Adem Jashari e kishte një “Belge 15”, Fadil Gjoka “9mm”,

Sahiti Jashari dhe Fatmir Istogu nga një “zbrojevkë 7,65”, Ilazi e kishte një “parabell te mbuluar”, Samiu dhe Unë i kishim revolet “TT” dhe Hamza një “Wallter”, pra revolet kryesisht ishin “9mm” dhe e fiton të drejtën per ta provuar, Hamza e nxori revolen dhe shtiu në gjoks të pancirit, i ofrohet vëllau im Ruzhdiu dhe e futi dorën nga ana e brendshme dhe e vertetoj që nuk e ka tejkaluar plumbi. të gjithë neve na mbuloj heshtja pasiqë u vertetua se spo e depertojka Plumbi.

Fadil Kodra kishte besim në revolen e tij dhe kerkoj që ta provon me Parabellin e tij, e mori në shënjestër nga 4 apo 5 metra largësi edhe ai plumb nuk i depertoj, i erdhi radha edhe “TT” dhe e mori në shënjestër Samiu shtiu edhe ai nga po ajo distancë por edhe revolja e tij një “TT e nikelizuar” nuk i depërtoj heshtja na përcillte të gjithëve. Unë i kisha do fishekë të “TT-s” në shtëpi me plumb të çeliktë e të cilët nuk i përdornim pasiqë ata e dëmtonin tyten e revoles, e mbusha një karikator dhe i’a drejtoj pancirit në gjoks, i afrohemi me e pa se çfarë ka ndodhur, kur e largon nga lisi u pa që e kishte depërtuar në të dy anët e jelekut, atëherë na u kthye edhe pamja në fytyrat tona që i’a gjetëm ilaçin edhe kësaj enigme.

Pasi që kishin ardhur nga Shqipëria edhe “AK-47”. ose kallash siç e quajmë ne dhe të cilat ishin armë e panjohur deriateher për ne donim të dinim për largësinë dhe fuqinë shpuese të tyre, i morëm armët personale dhe u nisem drejt një livadhi tek “Kërrshi i Beqiqit” ku e kishim përdorur shpeshherë si poligon gjuajtje që i plotësonte kushtet minimale nje livadh i rrafshët me kodra perërreth, pasiqë e provuam në një dru bukur të trashë e në një distancë mbi 200m dhe i depertoj plumbi edhe në jelek antiplumb, atëherë filluam të shtijmë me radhë në shënjestër një Guri katror 40×40 dhe sa herë qëllonim i shkonte pluhuri. Ishim afersisht 15 veta, nje person ishte bë kureshtar nga krismat e armeve dhe doli nga mali ne lendin, nga grupi jon u pa dhe e ftuam qe te vij duke ja ba me dorë, ai po lëshohej teposhtë me të ndrojtur, duke u afruar e njofta, një burrë nga Dubovci i cili na përshëndeti në serbisht dhe i habitur, i’u drejtova duke i thënë “çfar zdrave”, pasi me shiqoj më njohu, u ndie keq shumë dhe kërkoj falje duke thënë se “mendova që jeni shkie” për ta relaksuar ate Ademi e pyeti se a ka qenë ushtar dhe ai u përgjigj, po jam kanë Snajperist dhe i’a ofroj Snajperin duke i thënë gjuje atë gurin atje, u shtri në pozicion dhe e shkrepi disaherë armën snajper, pasi që i provam nga revolet deri tek pushkët me shul nga lufta e Dytë Botërore, morem drejtimin e Prellovcit. /Gazeta Papirus/

Tags: ilegaljaJakup NuraUÇK-së
ShareTweetShare
Previous Post

Tre persona lëndohen pas përleshjes me thika në Pejë

Next Post

Kolosi i këngës arbëreshe, poeti e kantautori Zef Kakoca për Ilir Shaqirin

Next Post
Kolosi i këngës arbëreshe, poeti e kantautori Zef Kakoca për Ilir Shaqirin

Kolosi i këngës arbëreshe, poeti e kantautori Zef Kakoca për Ilir Shaqirin

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.