Këto janë ngjarjet e planifikuara për sot:
09:00
Mbahet mbledhja e 310-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës – KGjK. (Zyrat e KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”)
09:30
Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz)
10:00
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB) organizon sesion informues për mundësitë që iu ofrohen grave në bujqësi. Merr pjesë dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci. (Hotel “Premium Park”, Prizren) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
11:00
Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë)
13:00
Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Spitalin e Pediatrisë në QKUK, me rastin e përurimit të rezonancës në këtë spital. (Spitali i Pediatrisë, QKUK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
18:00
Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti organizojmë pritje shtetërore me rastin e Ditës së Çlirimit. (Hotel “Emerald”)
20:45
Ansambli Shtetëror i këngëve e valleve popullore shqiptare nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ansambli Kombëtar i këngëve e valleve “Shota” mbajnë koncert. (“Klan Arena”)