Policia e Kosovës njofton për një incident të ndodhur dje në Prizren, ku një person ka kërcënuar zyrtarët policorë, shkruan Gazeta Metro.
Arsyeja për kanosje dyshohet të jetë shqiptimi për kundërvajtje e lëshuar nga policia ndaj të dyshuarit.
Kur policia po i shkruanin gjobën, personi i dehur është fjalosur me zyrtarët e policisë duke i detyruar ta arrestojnë.
Pas intervistimit në stacionin policor, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Rr. Ekrem Rexha, Prizren 04.06.2023 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur verbalisht zyrtarët policorë derisa po i shqiptonin një tiketë për kundërvajtje. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK’ja.