Mediat lokale italiane informojnë se i riu shqiptar Klodian Murrizi 22 vjeç me banim në komunën Gossolengo në provincën e Piacenzës ka humbur jetën në një aksident tragjik rrugor rreth orës 4 në mëngjesin e së shtunës 26 janar 2019.
Makina me të cilën po udhëtonte dhe që drejtohej nga një miku i tij, ka dalë nga rruga duke u aksidentuar me një urë të vogël.
Përplasja e dhunshme ka shkaktuar përfshirjen e automjetit në flakë ku ka mbetur i karbonizuar 22-vjeçari shqiptar, drejtuesi i automjetit ka marrë plagë të rënda djegie gjatë përpjekjes për të nxjerrë nga makina Klodian Murrizin.
I riu shqiptar punonte si kamerier në një restorant të njohur të zonës.
Këtë të hënë ai do të merrte nënshtetësinë italiane.
Dy miqtë kishin kaluar mbrëmjen së bashku e pak para aksidentit 22-vjeçare Klodian Murrizi kishte postuar në profilin e tij Instagram, mesazhin e fundit “Goodnight”, “Natën e mirë”.