Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për të një të tetën e Ligës së Evropës, ku ndeshje mes gjigantëve evropianë, Milanit dhe Arsenali është padyshim derbi i kësaj faze.
Ceremonia e hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës ka filluar me kohë, pra nga ora 13:00, ku Eric Abidal dhe i zgjedhuri i UEFA-s kanë tërhequr goglat nga vazot.
Shorti i kësaj faze të rëndësishme të Ligës së Evropës ka sjell ndeshje interesante, por edhe skuadra mesatare që do të luajnë mes vete.
Ndeshja më interesante e kësaj faze padyshim se është ajo në mes të Milanit dhe Arsenalit.
Ndeshje tjetër interesante pritet të jenë edhe ato mes Marseille – Bilbao, Lazio – Dynamo Kyev dhe Atletico Madrid – Lokomotiv Moskow.
Në parim, ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen të enjten me datë 8 dhe 15 mars në orën 19:00 dhe 21:05, me orarin e saktë të konfirmuar pas shortit.
Ekipet e nxjerra së pari nga goglat do të jenë si vendas në ndeshjen a parë.
Çiftet e të tetës së Ligës së Evropë:
Lazio – Dynamo Kiev
RB Leipzig – Zenit St. Petersbourg
Atletico Madrid – Lokomotiv Moskow
CSKA Moskow – Lyon
Marseille – Athletic Bilbao
Sporting – Lisbona – Viktoria Plzen
Borussia Dortmund –Borussia Dortmund
Milan – Arsenal