GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result

Hetem Ramadani mashtrues apo shpëtimtar i fëmijëve të sëmurë?

23/01/2021
në Uncategorized
Koha e leximit:4 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Pas çdo deklarate të doktorëve se Hetem Ramadani është veç një mashtrues, del një pacient i ri i QKUK’së që pretendon se u shërua nga medituesi milioner, Hetem Ramadani – shqiptari që deklarohet se po sjellë formula për shërimin e sëmundjeve që mjekësia botërisht ka dështuar t’i shërojë.

Pas popullaritetit që mori fenomeni Hetem Ramadani, që tashmë po shëronte pacientë të prekur nga diabeti, pa përdorim të insulinës, shqiptarët, janë ndarë në dy grupe të barabarta. Disa e shohin Hetem Ramadan si adresë e duhur ku do ta gjejnë shërimin, e të tjerët që besojnë se Hetem Ramadani është një “Burdush” tjetër, që shumë lehtë merr vëmendjen te populli besimtar…
Mjekët, si Jusuf Ulaj e shohin Hetem Ramadanin si rrezik të madh për pacientët që medituesi po thotë se i shëron. Megjithatë ka prej atyre që kanë marrë në supe rrezikun për t’u ndalur fëmijëve të tyre krejtësisht marrjen e insulinës – hormonit që rregullon nivelin e sheqerit në gjak.
Fillimisht doli 9-vjecarja Ariola Maliqi, e tash edhe një 15 vjeçar tjetër, të dy të prekur nga diabeti, që “patën fatin” të arrijnë ta kontaktojnë Hetem Ramadanin, për të marrë udhëzimet. Familjet e dy fëmijëve janë të kënaqur me gjendjen e stabilizuar nga recetat e medituesit.
Drilon Kryeziu, 15 vjeçari nga Kamenica, që para pak kohësh kishte kuptuar se është me diabet, ka ndërprerë marrjen e insulinës sepse tashmë ka filluar të ndjekë përshkrimet që i ka bërë Hetem Ramadani.
Babai i Drilonit, Lulzim Kryeziu, ka treguar sot për Express se djali i tij ka tetë ditë pa përdorur insulinë, e gjendja shëndetësore po i përmirësohet edhe më shumë. Këtë ai thotë se e kanë treguar edhe analizat e fundit që i kanë bërë Drilonit.
“Tash është hala më mirë. Vlerën e sheqeri e ka 4.5, më herë e ka pasë 75.2. Në analiza ka dalë se pankreasi ka filluar t’i prodhojë insulinë”, ka treguar Lulzim Kryeziu.
Analizat e Drilonit janë publikuar të hënën në emisionin Human në T7, ku shihet se gjendja e 15-vjecarit është përmirësuar. Familja Kryeziu ka treguar se gjendja e tanishme e djalit erdhi si pasojë e ushqimit bio që Hetem Ramadani i përshkroi.
Mjekët e QKUK’së besojnë që ushqimet e shëndetshme, që nuk e rrisin nivelin e glukozës në gjak, kanë efekt, por kjo nuk është parajsa për diabetikët sepse metodat e Ramadanit nuk mund ta shërojnë sëmundjen e diabetit, e aq më pak duke ndalur komplet insulinën.
“Mua po më pëlqen që ka filluar të flasë për ushqimet e shëndetshme. Mirëpo, për ndërprerjen e insulinës ne kemi rezerva. Nuk janë të gjithë pacientët njësoj dhe ndalimi i tërësishëm i insulinës shpesh herë është i rrezikshëm”, ka sqaruar ditë më parë për Express diabetologia dhe endokrinologia e QKUK-së, Merita Emini-Sadiku.
Kjo nuk është e vetmi i lloj i deklaratave rreth punës së biznesmenit të suksesshëm që tash i ka hyrë shërimit të njerëzve nga sëmundje të ndryshme me metodën e meditimit dhe dhënies së këshillave për ushqim të shëndetshëm. Ka prej atyre që Hetem Ramadanin e shohin si një të sëmurë mendor. Disa të tjerë profesorin e fizikës kuantike shihet veç si një lloj të fallxhorit.
Pasi ishte bërë publike pacientja e parë, 9-vjecarja, Ariola Maliqi nga Gjilani se kishte ndërprerë marrjen e insulinës dhe gjendja e glukozës në gjak i ishte stabilizuar, psikiatri Jusuf Ulaj ishte çuditur me eksperimentin që i ishte bërë Arilës, duke i rrezikuar gjendjen me ndaljen e marrjes së insulinës. Ulaj e kishte quajtur të Hetem Ramadanin me probleme mendore.
“Ajo që Ramadani thotë në emision se e shëron sëmundjen e Alzhajmerit, sëmundjen e Parkisonit, paralizat dhe diabetin. Që e merr guximin kësaj vajzës së vogël me ja ndërpre insulinën ma shumë për mu i merr premisat ma shumë që ka probleme mendore”, tha Ulaj.
Ulaj ishte i paqasshëm sot kur Gazeta Express provoi të marrë një koment nga psikiatri që ditë më parë publikoi edhe një opinion rreth Hetem Ramadanit.
Aty Ulaj kishte shkruar se nuk asgjë kundër meditimit e as praktikave të ushqyerjes së shëndetshëm, megjithatë për të është e papranueshme që të mendohet se me këto metoda mënjanohen plotësisht sëmundjet që deri më tani mjekësia i konsideron të pashërueshme.
“Nuk e minimizoj ndikimin e Big pharma dhe nuk e minimizoj rëndësinë e meditimit dhe ushqimit të shëndetshëm për ruajtjen e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe ndihmesën që kanë këto në trajtimin komplementar (alternativ), por nuk guxojmë të lejojmë që ky njeri pa edukim mjekësor, që ka “vetëstudjuar”, paska shkruar libra, që përmend emra personalitetesh të ndryshme politike, të manipulojë më njerëzit në nevojë”.
Njerëzit e lodhur nga sëmundjet, sipas Ulajt, po i jepen shpresa të rrejshme, duke u dhënë një alternativë si Hetem Ramadani.
“Hallin e kam se, njeriut tonë të lodhur nga jeta dhe të dëshpëruar nga sëmundja po i jepet një informatë jo e saktë dhe shpresë e rrejshme.”
Ndryshe, Hetem Ramadani është njëri nga shqiptarët më të pasur në botë. Ai ka kryer pohon të ketë kryer studimet për toksikologji-patologji, rrezatim, ndotje akustike. Tutje ai kishte themeluar kompaninë tregtare të naftës “Salbatring International”, pasi kishte migruar në vitet 90’të në Slloveni.

 

ShareTweetShare
Previous Post

E martë: Horoskopi Ditor 1 maj 2018

Next Post

Sindikata kërkon zbatimin e ligjit të punës edhe për sektorin privat

Next Post

Sindikata kërkon zbatimin e ligjit të punës edhe për sektorin privat

Lajmet e fundit

Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Deçanit

22/05/2025
Aksion i policisë në veri

“Me ba me ditë ti, ai shtet paska shku n`hamam – Kush e ruan kufirin?, Ramadani i kthehet ashpër Drenorit për sigurinë në veri

22/05/2025
Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

Balaj: Qasja e Borellit dhe Lajçakut e ka inkurajuar agresionin e Serbisë karshi Kosovës

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Pesë zyrtarë të Mamushës janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Operacion kundër korrupsionit i Prokurorisë në Prizren – Policia konfirmon se u arrestua një avokat, shoferi i gjykatës dhe një person i tretë

22/05/2025
U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

U raportua i vdekur, publicisti Lame del të jetë gjallë

22/05/2025
Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

Çfarë diskutuan Kurti e Hamza mbrëmë në “Minatori”? – tregon deputetja e LVV-së

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.