Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas shpërthimit në kanalin e Ibrit.
Haradinaj në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka fajësuar Qeverinë Kurti, duke thënë se patën politikë të gabuar në veri.
“Shpërthimi i sotshëm në Ibër si edhe shpërthimi i mëparshëm në Zubin Potok manifeston mungesën e qasjes proaktike të Qeverisë së Kosovës dhe është pasojë e një politike krejt të gabuar të Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje në këtë pjesë të Kosovës”, u shpreh Haradinaj.