Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Pacolli pas vdekjes tragjike të tre anëtarëve të saj.
Haradinaj ka thënë se është shumë e rëndë të shohësh raste të tilla ku shuhen familje e jetë njerëzish.
“I trishtë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të tre anëtarëve të familjes Pacolli. E rëndë të shohësh raste të tilla ku shuhen familje e jetë njerëzish! Ngushëllime familjes Pacolli dhe gjithë atyre që i njohën.
Të mbijetuarit nga ky rast i uroj shërim të shpejtë!”, është shprehur Haradinaj