Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova patjetër duhet ta ketë një aeroport alternativ për fluturime emergjente, sipas tij, në mënyrë që udhëtarët e saj të mos vijnë në situatë që në pamundësi për të aterruar në Aeroportin e Prishtinës, të aterrojnë në Beograd dhe Shkup.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se për këtë qëllim, ai tha se do ta përshtat Aeroportin e Gjakovës, për të shërbyer si pikë strategjike për funksionalitetin e trafikut ajror.
“Kjo përshtatje do të arrihet me një investim të përballueshëm për buxhetin”.
“Angazhimi ynë për ta shndërruar këtë aset në një pikë të rëndësishme të infrastrukturës së sigurisë kombëtare është pjesë e vizionit të Kosovës Fituese”, ka thënë Haradinaj.