GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Gratë paguhen 18 % më pak se burrat në Gjermani

02/02/2023
në Ballina, Botë, Ekonomi, Ekskluzive, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Gratë paguhen 18 % më pak se burrat në Gjermani
Share on FacebookShare on Twitter
Gratë në Gjermani fitojnë pothuajse një të pestën më pak në orë se burrat. Në të njëjtën kohë, këto dallime janë më të vogla në lindje sesa në perëndim.

Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ulëta për një orë pune sesa burrat. Më 2022 gratë kanë fituar mesatarisht 20,05 euro në orë, që do të thotë 4,31 euro ose 18 % më pak se meshkujt (të cilët mesatarisht për një orë punë në Gjermani paguhen 24,36 euro). Në të njëjtën kohë, siç raportohet nga Enti Federal i Statistikave, diferenca në të ardhurat në pjesët lindore të Gjermaninë është aktualisht shtatë përqind, që është një dallim me pjesët perëndimore të vendit, ku gratë paguhen 19 për qind më pak se burrat për të njëjtën punë.

Për shkak të ndryshimit të metodologjisë së llogritjeve statistikore, këto të dhëna nuk mund të krahasohen drejtpërdrejt me ato të viteve të mëparshme. Megjithatë, në një krahasim afatgjatë është i mundur dhe ai dëshmon se dallimi i rrogave mes grave dhe burrave vitet e fundit është zvogluar. Në fillim të këtyre matjeve, në vitin 2006, dallimi mesatar në rroga ka qenë 23 %.

Gratë punojnë më shumë me orar të shkurtuar

Dallimet shfaqen kryesisht sepse gratë kanë më shumë gjasa se burrat të punojnë në profesione dhe në nivele ku pagat janë më të ulëta. Në të njëjtën kohë, ato punojnë më shpesh me orar të shkurtuar, gjë që shoqërohet me një pagë mesatare bruto më të ulët për orë pune. Këta faktorë shpjegojnë deri në 63 për qind të rasteve të diferencave në paga.

Pjesa e mbetur prej 37 përqind e diferencës në fitime, siç thuhet, “nuk mund të shpjegohet me karakteristikat e disponueshme në modelin e vlerësimit.” Shtatë për qind janë raste kur ka një ndryshim edhe nëse kualifikimet dhe përvoja e punës janë të ngjashme.

“Kufiri i sipërm” për diskriminimin në pagë

“Mund të supozohet se dallimet do të ishin më të vogla, sikur të kishte më shumë informacione mbi faktorët që ndikojnë në pagat, si informacioni për ndërprerjet e karrierës për shkak të shtatzënisë, lindjes ose kujdesit për të afërmit. Kjo do të jepte ndoshta një pjesë të shpjegimeve”, thonë përfaqësuesit e Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë. Prandaj këto të dhëna duhet të kuptoihen si “kufiri i sipërm i diskriminimit në rroga”.

Tags: burratGjermaniGratepaga
ShareTweetShare
Previous Post

DOKUMENT| Komuna e Shpejtim Bulliqit bëhet gati t’i ndërroj perdet, do t’i shpenzojë 20 mijë euro

Next Post

Hill e ri-potencon: Themelimi i Asociacionit është çështje urgjente

Next Post
Hill e ri-potencon: Themelimi i Asociacionit është çështje urgjente

Hill e ri-potencon: Themelimi i Asociacionit është çështje urgjente

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.