GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Goditje të ulëta ndaj presidentes Osmani

30/05/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Goditje të ulëta ndaj presidentes Osmani
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje i është kundërpërgjigjur kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, për mosinformim rreth letrës që ministrja Gërvalla e kishte dërguar në Këshillin e Evropës, duke e arsyetuar se Osmani ka qenë në vizitë jashtë vendit.

Këtë deklaratë të Konjufcës, e para e shtetit e ka quajtur qesharake, duke thënë se në kohën moderne ekzistojnë mundësitë e shumta të komunikimit siç është telefoni.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar në mbrojtje të presedentes, deputeti i listës “GUXO” Burim Meta, i cili tha se Osmani ato ditë ka qenë në Kosovë dhe nuk qëndron fakti se ajo ishte në udhëtim.

“Në vend të goditjeve të ulëta ndaj Presidentës se gjoja ajo ka qenë larg (gjë që u deshmua se nuk qëndron, sepse ishte në Kosove), ose që kinse këto janë detaje të parëndësishme ose asgjë e re, është me rëndësi të reflektohet dhe të punohet që bashkëpunimi e respekti të jetë i ndërsjellë.  Vetëm kështu ecet përpara”, tha ai.

Megjithatë, deputeti Meta nuk e sheh si përplasje raportin Osmani-Konufca, sepse sipas tij, ata kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm por presidentja ka kërkuar të respektohet kushtetuta.

 “Këtë fare nuk e shoh si përplasje me kryetarin Konjufca sepse Presidentja dje e potencoi se me të ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Tema është për një çeshtje të rëndësisë historike- pra anëtarësimi i Kosovës në KiE. Thjeshtë ka kërkuar të respektohet Kushtetuta. Sa herë që kjo ndodhë dhe ka koordinim institucional, mbrohet interesi shtetëror”, tha tutje ai.

Meta thotë se nuk mund të anashkalohet presidentja, dhe se atë që e vlerësonin Osmanin gjoja se vlera e saj elektorale është zero dihet ku kanë përfunduar.

“Institucioni i kreut të shtetit nuk mund të anashkalohet edhe per faktin se Presidentja përfaqëson legjitimitetin më të lartë qytetar në historinë e zgjedhjeve.  E dijmë se ku kanë përfunduar të gjithë ata që thonin se vlera e saj elektorale është zero. Poashtu presidentja ka për detyrë të kujdeset edhe për funksionimin kushtetues të të gjitha institucioneve të tjera”, tha ai.

Në fund, Meta tha se Asociacioni s’duhet të nxirret nga pakoja e marrëveshjes, pa pasur zbatim edhe nga ana e Serbisë.

“Dallimi, përtej asaj që po tentohet të shfaqet si kinse hatërmbetje, ka te bëjë me substancën. Pra siç e shpjegoi Presidentja dje, ajo insiston në konsistencë në qëndrime. Nëse qëndrimi i arritur së bashku dhe i bërë publik është që asociacioni s’duhet të nxirret nga pakoja e marrëveshjes, pa pasur zbatim edhe nga ana e Serbisë, ateherë një qendrim i tillë s’mund të ndryshohet pa koordinim paraprak, sepse kështu dëmtohet interesi shteteror”, tha deputeti Meta.

Tags: Albin KurtiBurim MetaGlauk KonjufcaLista GuxoVjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

Abazi thotë se llogo e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës është e kopjuar

Next Post

Emërohet ambasadori i Kosovës në Hungari

Next Post
Emërohet ambasadori i Kosovës në Hungari

Emërohet ambasadori i Kosovës në Hungari

Lajmet e fundit

Sulm ndaj policëve në Prishtinë, i dyshuari përfundon në psikiatri

Policia me detaje për aksionin në Prizren: Një personi iu gjet thikë brezi, u intervistua në stacion

22/06/2025
Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme

Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme

22/06/2025
Bajrami: Albini nesër vjen në Kuvend për t’u tallur me qytetarët, shteti nuk mbahet me propagandë

Bajrami: Albini nesër vjen në Kuvend për t’u tallur me qytetarët, shteti nuk mbahet me propagandë

22/06/2025
Reagon Arsenijeviqi, thotë se armët nuk ishin të tij

Reagon Arsenijeviqi, thotë se armët nuk ishin të tij

22/06/2025
Rizgjedhja e Krasniqit në krye të PDK-së, Ahmeti: E vlerësoj guximin për të marrë përgjegjësi në kohë sfiduese

Rizgjedhja e Krasniqit në krye të PDK-së, Ahmeti: E vlerësoj guximin për të marrë përgjegjësi në kohë sfiduese

22/06/2025
Jo vetëm nafta, pesë drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti SHBA-Iran

Jo vetëm nafta, pesë drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti SHBA-Iran

22/06/2025
Dini Dent Dini Dent Dini Dent

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sulm ndaj policëve në Prishtinë, i dyshuari përfundon në psikiatri

Policia me detaje për aksionin në Prizren: Një personi iu gjet thikë brezi, u intervistua në stacion

22/06/2025
Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme

Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme

22/06/2025
Bajrami: Albini nesër vjen në Kuvend për t’u tallur me qytetarët, shteti nuk mbahet me propagandë

Bajrami: Albini nesër vjen në Kuvend për t’u tallur me qytetarët, shteti nuk mbahet me propagandë

22/06/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.