GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

”Gjuha Shqipe”, Sot Maqedonia e Veriut vendos të ardhmen e vet

11/12/2024
në Ballina, Lajme, Rajoni
Koha e leximit:3 mins read
”Gjuha Shqipe”, Sot Maqedonia e Veriut vendos të ardhmen e vet
Share on FacebookShare on Twitter

Sot kur data shënon 11 dhjetor 2024, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të mblidhet për të shqyrtuar dhe vendosur lidhur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, me të cilin Gjuha Shqipe është bërë gjuhë zyrtare në këtë shtet.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, pritet të ketë ndikim të madh jo vetëm për fatin e një ligji, por do të përcaktojë edhe të ardhmen e vetë shtetit, shkruan Demokracia.com.

Zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe në Maqedoninë e Veriut është një nga arritjet më të mëdha politike të shqiptarëve në këtë shtet, pas Marrëveshjes së Ohrit 2001 që i kishte dhënë fund luftës në Maqedoninë e Veriut.

11 JANAR 2018 – LIGJI PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE: GJUHA SHQIPE – GJUHË ZYRTARE

Më 11 janar të vitit 2018, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kishte miratuar me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Ligjin për Përdorimn e Gjuhëve, por seanca ishte bojkotar nga deputetët e opozitës maqedonase të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, e cila e cilësonte këtë ligj si antikushtetues.

Pas Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001 që i kishte dhënë fund luftës në Maqedoninë e Veriut, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, që e bënë gjunën shqipe si gjuhë zyrtare në këtë shtet, llogaritet sukesi tjetër i madh i Ahmetit.

Sipas nenit 1, paragrafit 2, të Ligjit për Përdorimin e Gjuëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç gjuhës maqedonase, “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve (gjuha shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në pajtim me këtë ligj”.

Ky paragraf bëhet edhe më i fuqishëm nga paragrafi pasues që parasheh përdorimin e gjuhës shqipe në të githa organet e pushtetit shtetëror në këtë shtet.

“Në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, entet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë që kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gjuhë zyrtare krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj është edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabeti i saj, në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj”, thuhet në pragrafin 3 të nenit 1 të këtij ligji.

FOTO – LIGJI

2019 – VMRO-DPMNE DËRGON NË KUSHTETUESE “LIGJIN PËR SHQIPEN”

Më 21 janar 2019, partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE kishte paraqitur në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut kërkesën për anulimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, që avancon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Sipas opozitës maqedonase, ligji i miratuar nga shumica parlamentare, që ka hyrë në fuqi javën e kaluar “është jokushtetues dhe i dëmshëm për të Maqedonisë”.

Nisma e VMRO-së ishte kundërshtuar nga partitë në pushtet Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të cilat vlerësonin se me këtë nismë “opozita dëshmon se nuk është e interesuar për stabilitetin e vendit dhe barabarësinë e qytetarëve”.

2024 – RIKTHIMI NË PUSHTET I VMRO-DPMNE DHE MBËSHTETJA E KRYEMINISTRIT KURTI

Ligji për gjuhën është rikthyer fuqishëm në debatin ditor në Shkupin zyrtar menjëherë pas rikthimit në pushtet të partisë VMRO-DPMNE, e cila para gjashtë vitesh kundërshtonte fuqishëm miratimin e këtij ligji.

Çuditërisht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kultivuar një marrëdhënie të veçantë me liderin e partisë maqedonase VMRO-DPMNE, pavarësisht qëndrimeve të vazhdueshme kundër avancimit të statusit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Madje, Kurti kishte mbështetur hapur partitë shqiptare opozitare, të grumbulluara nën koalicionin VLEN, që përbëhet nga “Lëvizja Besa” e Bilall Kasamit, “Lëvizja Demokratike” e Izet Mexhitit, “Alternativa” e Afrim Gashit dhe “Vetëvendosje” e përfaqësuar nga këshilltari i Kurtit, Bekim Qoku.

Kryeministri Kurti kishte nxitur partitë opozitare shqiptare që të hynin në Qeverinë e re maqedonase të kryesuar nga VMRO-DPMNE, duke shkelur mbi vullnetin e votuesve shqiptarë, të cilët e votuan më shumë “Frontin Europian” të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim i ish-prijësit të UÇK-së në këtë vend, Ali Ahmetit.

Në mesin e sukseseve të mëdha që Ahmeti kishte arritur pas Marrëveshjes së Ohrit që i dha fund luftës në Maqedoninë e Veriut, ishte edhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, që gjuhën shqipe e bënte gjuhë zyrtare në këtë shtet

Tags: BDIGjuha ShqipeLigji per gjuheMaqedonia e Veriut
ShareTweetShare
Previous Post

Moti në Kosovë, Vranësira dhe reshje lokale shiu

Next Post

Çfarë u kërkua më shumë në Google gjatë vitit 2024, statitistikat do të i’u habisin

Next Post
Çfarë u kërkua më shumë në Google gjatë vitit 2024, statitistikat do të i’u habisin

Çfarë u kërkua më shumë në Google gjatë vitit 2024, statitistikat do të i'u habisin

Lajmet e fundit

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Kjo është e arrestuara e dytë gjatë aksionit të Policisë në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.