Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha në Ora Neës se qytetarë te Kukësit do të paguajnë tarifë për Rrugën e Kombit, por ajo do të jetë e reduktuar dhe e papërfillshme.
Tare: Çfarë po ndodh me negociatat për Rrugën e Kombit?
Gjiknuri: Po diskutojmë me koncesionarin e rrugës së Kombit. Kemi zgjedhur disa modele të tjera ekonomike duke marrë parasysh uljen drastike për kuksianët.
Tare: A ka vullnet koncesionari për të negociuar?
Gjiknuri: Patjetër që ka shprehur vullnet dhe ne po shohim si do të funksionojë kjo skemë, kush janë kategoritë që mund të përfitojë dhe si do të administrohet, që mos kthehet në abzuim. Jemi duke negociuar dhe shumë shpejt do bëhet publike dhe me të interesuarit në Kukës do të diskutohen tarifat e reja.
Tare: A gabuat me tarifën 5 euro?
Gjiknuri: Këtu ka pasur një apologji publike, mbase në kohën kur është bërë ky koncesion duhet të ishte analizuar më mirë impakti social. Megjithëse intervista janë kryer atëhere. Janë bërë edhe sondazhe atëherë që tregonte se pjesa më e madhe e përdoruesve të rrugës ishin gati të paguanin. Mbase ky proces duhet të ishte bërë më mirë në kohën e duhur dhe patjetër që kjo përgjegjësi transferohet tek të gjithë ne. Por që duhej të ishte menduar më mirë impakti social për atë zonë dhe mbase mund të ishte parashikuar masa të tjera në kontratë, gjë që unë pavarësisht se e administroj atë kontratë nuk kam qenë hartuesi dhe as negociatori, kam gjetur një kontratë të nënshkruar.
Tare: Aktualisht që po rinegociohet kontrata, a ka një rakordim, po bisedoni edhe me Kosovën?
Gjiknuri: Jo nuk po bisedojmë me Kosovën, do bëjmë shumë shpejt edhe takime me biznese të interesuara nga Kosova.
Tare: Se nëse e vënë edhe ata tarifën 10 euro na rroftë bashkimi i kombit…
Gjiknuri: Në të gjithë botën rrugët janë me tarifë dhe këtu nuk ka përjashtim Shqipëria
Tare: Me tarifa dhe me tarifa të pjesshme, e paguajnë aq aks sa përdor, ske pse paguan për 200 km nëse përdor 10 km.
Gjiknuri: Nuk maten ashtu
Tare: Në vendet ku po udhëtojmë në vendet fqinje ashtu maten
Gjiknuri: Dhe në vendet fqinje po të shkosh në Maqedoni për cdo segment do paguash
Tare: Po të shkosh në Greqi
Gjiknuri: Edhe në Greqi do paguash për cdo segment
Tare: Për segmentin pra
Gjiknuri: Ky segment është, pra nga tuneli i Kalimashit deri në Rrëshen ska segment tjetër.Ajo që po them unë është se përjashtimet që po bëjnë janë për popullin kuksian. Nuk po i bëjmë për gjithë përdoruesit. Sepse këtë risk duhet ta marrë shteti.
Tare: Kanë mbetur edhe rreth 1 muaj nga 60 ditët që tha kryeministri Rama për të negociuar dhe për të bërë transaprencë për tarifën, qarkulloi një shifër 1.5 euro që do paguajnë banorët e zonës, e konfirmoni këtë shifer?
Gjiknuri: Nuk konfirmoj asgjë pa u mbyllur negociatat
Tare: Po do të paguajnë tarifë banorët e zonës, sepse ata janë shprehur se nuk duan të paguajnë?
Gjiknuri: Duhet të paguajnë tarifë, një tarfië modeste e reduktuar drastikisht do të aplikohet për qytetarët e Kukësit. Transporti publik nuk do të ketë asnjë impakt tek biletat e pasagjerëve pasi ato linjë të lincensuara do të krijonë përjashtimet e nevojshme. Kështu që impakti te shtresat me gjendje jo të mirë ekonomike do të jetë i papërfillshme.
Tare: Do të ketë ndryshim të monedhës me të cilët do përllogaritet tarifa, do të jetë euro apo lekë?
Gjiknuri: Këto janë cështje që po diksutohen, koncesioni është modeluar në modelin euro. Po këto janë gjëra që zgjidhen
Tare: Si është atmosfera, mendoni se do të arrihet një marrëveshje?
Gjiknuri: Mendoj se një pjesë e shëndoshe e pamanipuluar politikisht, pjesa më e madhe e mirëkupton që kjo rrugë duhet të mirëmbahen, kërkon një kontribut të të gjithëve dhe jam dakord që banorët të kenë një trajtim të vecantë. Në këtë rast nga testime që kam pasur ka një reagim pozitiv për masat dhe për mënyrën që u soll qeveria duke reflektuar për një gjë që mbase duhet të kishte ndodhur në kohët e mëparshme.