Lyudmila Makey është gazetarja e parë nga Ukraina e cila është strehuar në Kosovë.
Pas arritjes në Kosovë, Makey është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se do të mirëpriten edhe gazetarë të tjerë nga Ukraina, të cilëve do t’u ofrohen kushte për jetë dhe punë.
Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot do të mbajë konferencë për media me fillim nga ora 12:00.
Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe gazetarja ukrainase, Makey.
Qysh në fillim të invazionit rus në Ukrainë, Kosova shprehi gatishmërinë të pranojë deri në 5 mijë refugjatë ukrainas.
Në ditët në vijim pritet të vijnë edhe kolegët tjerë gazetarë të Luydmilës.