Gazetari Nuhi Bytyçi ka njoftuar se nesër pritet të dëshmoi në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në deklaratë ai thekson se si gazetar dhe si qytetar i Republikës së Kosovës, ndihet krenar me veprimtarinë e tij në shërbim të informimit të mirëfilltë për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Lufta çlirimtare e viteve 1998 dhe 1999 simbolizon sakrificën sublime dhe mbijetesën e popullit të Kosovës, dhe është lufta vendimtare që bëri të mundur çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Prandaj, dëshmia ime në Hagë, ashtu si çdo herë do të jetë në shërbim të së vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së, të argumentimit të sakrificës së luftëtarëve të lirisë dhe mbështetjes së popullatës civile dhënë UÇK-së, të cilën unë dhe shumë kolegë të mi gazetarë e kemi prezentuar në mënyrë profesionale në ekranet televizive në mediat vendore dhe ato ndërkombëtare gjatë periudhës së luftës çlirimtare”, thuhet në fund të kësaj deklarate.