GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Fundi i mandatit: Qeveria Kurti shpall 238 konkurse vetëm në muajin mars

03/04/2025
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Fundi i mandatit: Qeveria Kurti shpall 238 konkurse vetëm në muajin mars
Share on FacebookShare on Twitter

Kur Qeveria Kurti është në fund të mandatit, njëra nga çështjet më të rëndësishme po konsiderohet punësimi. Me 238 konkurse të shpallura vetëm në muajin mars, ministritë e Qeverisë së Kosovës po sigurohen që vendet e lira të mos mbeten bosh, transmeton Gazeta Papirus.   

Muaji mars mund të konsiderohet i begatë për hapjen e konkurseve në Qeverinë e Kosovës për të rekrutuar zyrtarët nëpër pozita që janë të lira. Kur kanë mbetur edhe më pak se dy javë deri në mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit – me shpresë që të formohet edhe Qeveria – shumica e ministrive që drejtohen nga Vetëvendosje dhe Guxo kanë hapur qindra konkurse.

Qeveria që drejtohet nga Albin Kurti vetëm në muajin mars i ka shpallur 238 konkurse për të rekrutuar staf nëpër ministri.

  • Ministria e Financave

Ministria i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mban rekordin për hapjen e konkurseve në Qeveri. Në muajin mars, ministria që drejtohet nga Murati ka shpallur 97 konkurse. Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve nuk i kanë mjaftuar katër vite mandat për të rekrutuar inspektorë, zyrtarë të lartë, udhëheqës divizionesh e drejtorë. Në fund, para se ta lërë karrigen e ministrit, Murati i ka shpallur 97 konkurse.

  • Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Edhe Ministria e Bujqësisë, që drejtohet nga Faton Peci i partisë Guxo, ka shpallur konkurs për 27 pozita, që është edhe ministria e dytë pas asaj të Financave për numrin e konkurseve. Peci po kërkon Inspektor Sanitar, Drejtor të Institutit Bujqësor, Inspektor të Tokës Bujqësore e shumë pozita të tjera.

  • Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë 

Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Industrisë dhe Tregtisë kanë shpallur nga 24 konkurse, në total 48 konkurse gjithsej kanë shpallur këto dy ministri. Ministrja që drejtohet nga Rozeta Hajdari ka vendosur që në fund të mandatit ta rekrutojë edhe sekretarin e ministrisë, i cili është zyrtari më i rëndësishëm në ministri në stafin civil.

Katër vite mandat Hajdarit nuk i kanë mjaftuar që ta nxjerrë një emër për sekretar, por disa herë ka hapur dhe ka anuluar konkurset për pozitën e ZKA (Zyrtarit Kryesor Administrativ). Edhe agjencitë që janë në kuadër të kësaj ministrie për katër vite i ka pasur me ushtrues detyre, ndërsa tani në mars ka shpallur konkurse për gjashtë agjenci. Ndërkohë, në Agjencinë e Akreditimit, Hajdari e ka rehatuar Irfan Lipovicën në pozitën e kryeshefit, i cili ishte arrestuar nën dyshimin për dallavere me rezervat shtetërore.

 

  • Ministria e Drejtësisë

Edhe ministria që drejtohet nga Albulena Haxhiu, ajo e Drejtësisë, ka shpallur 24 konkurse vetëm në muajin mars të këtij viti, kur Qeveria është në detyrë. Ministria e drejtuar nga Haxhiu po kërkon udhëheqës divizionesh, zyrtar për buxhet, Drejtor të Departamentit Ligjor, zyrtar personeli etj.

  • Ministria e Infrastrukturës

Më pak konkurse kanë shpallur Ministria e Infrastrukturës me 15, ajo e Ekonomisë me 13, e Mbrojtjes me 7 dhe ajo për Kthim me 7. Në total janë 238 pozita që i kanë shpallur ministritë e Qeverisë Kurti në fund të mandatit, para se t’i lirojnë pozitat drejtuese.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë partia më e zëshme sa ka qenë në opozitë, kur qeveritë e kaluara shpallnin konkurse në fund të mandatit. Këto konkurse kritikoheshin ashpër dhe konsideroheshin vepra korruptive.

Tags: 238 konkursekonkurseQeveria Kurtishpall
ShareTweetShare
Previous Post

Ish-ambasadori Peci tregon tri çështjet më të cilat do të përballet qeveria e re

Next Post

Vrasja e policit në Kaçanik, Hoxha: Janë intervistuar disa persona, po ekzaminohen dëshmitë

Next Post
Vrasja e policit në Kaçanik, Hoxha: Janë intervistuar disa persona, po ekzaminohen dëshmitë

Vrasja e policit në Kaçanik, Hoxha: Janë intervistuar disa persona, po ekzaminohen dëshmitë

Lajmet e fundit

Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira

20/05/2025
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV del në shitje për 250 mijë dollarë

19/05/2025
Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

Hekuran Murati bën postimin prekës për vdekjen e babait: Mos harro bani t’fala nanës

19/05/2025
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira

20/05/2025
Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

Paralajmëron Nait Hasani: Nëse dënohet Thaçi, do të ketë trazira në rajon

19/05/2025
Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

Lladrovci: Moskonstituimi i Kuvendit po i shkakton dëme të mëdha imazhit dhe diplomacisë së Kosovës

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.