Këshilli Organizues për shënimin e Pranverës Shqiptare ’81 është themeluar më 11 Mars 2020, në Institutin Albanologjik, për t’a kujtuar shënimin e shpërthimit të demonstratave kundër shtypjes, dhunës, padrejtësive, terrorit dhe pushtimit të egër jugoserb, kësaj radhe u zgjodh qyteti i Kukësit, shkruan /Gazeta Papirus/
Një nga veprimtarët Qemajl Kraniqi, lidhur me këtë ngjarje ka shkruar :
Statusi i tij :
Për mbylljen e vitit jubilar të “Pranverës Shqiptare ’81”, u zgjodh Kukësi si emblemë e shpresës dhe e shpëtimit për shqiptarët e Kosovës. Kryetari Safet Gjici dëshmoi se shqiptarët janë një dhe nuk durojnë kufij në mes. Pata kënaqësinë që t’ia dhuroj disa monografi për krimet serbe në Kosovë (Fshati i vrarë) dhe monografitë për Nesimi Elshanin e Mizahir Ismën, të cilët ranë në fushë të nderit me idealin e bashkimit kombëtar në zemër. Përgëzime për shoqatën Lëvizja për organizimin e mirë të aktiviteteve në tërë hapësirën shqiptare!