Ka folur për herëtë parë pronari i koncensionarit i cili ka bërë të mundur shitjen e makinave Toyota Yaris, të kapura të dielën në portin e Durrësit dhe të mbushura me rreth 3.6 milionë euro.
Ilir Doçi ka folur në “Opinion” nga ku ka deklaruar se makinat nuk janë blerë në koncensionarin e tij, por dokumentat është e vërtetë që janë firmosur prej kompanisë së tij. Doçi tha se makinat janë ngarkuar në Belgjikë, teksa dokumentat i ka bërë ai në Gjermani.
Doçi u shpreh se ai personalisht nuk i njeh biznesmenët shqiptarë që kanë dashur makinat, të cilat policia i ka identifikuar si Alfred Vladi 33 vjeç dhe Elvis Vladi 38 vjeç, të dy kushërinj mes tyre.
“Kam një servis makinash për tregun gjerman që prej vitit 2007. Makinat që janë nisur drejt Shqipërisë nuk janë blerë në servisin tim. Kam kryer të gjithë procedurën doganore për 8 makinat. Të gjithë makinat që ishin të ngarkuara kanë ardhur nga Belgjika. Këtë informacion e keni të saktë dhe mbaj përgjegjësi. Kam të drejtën të bëj dhe deklaratën doganore të gjithë makinave. Kontrata e shitblerjes është bërë në Gjermani te pika e makinave të mia. Ata erdhën me makinat nga Belgjika. Të gjithë makinat janë grumbullura në një pikë në Belgjikë, por ka ardhur i ngarkuar me makina nga Belgjika tek servisi ku punoj dhe bëj gjithë dokumentacionin“, tha Ilir Doçi.
Më tutje makinat Toyota Yaris janë nisur drejt Italisë e më pas në portin e Durrësit ku dhe janë bllokuar pas operacionit policor.
Në këtë mes hyn dhe pronari i firmës në Tiranë Edi Lika, në kamionin e të cilit kanë qenë ngarkuar në Tiranë makinat me milionat e eurove.
Pyetjet:
Ku jetoni?
Në Gjermani.
Me çfarë merreni?
Shes makina të përdorura.
Makina në Durrës, janë blerë tek ju?
Jo nuk janë blerë tek servisi im. Unë kam mbyllur vetëm procedurën doganore.
Ku ishin blerë?
Të gjitha makinat që kanë ardhur në Durrës kanë ardhur nga Belgjika dhe për këtë deklaratë mbaj përgjegjësi.
Pse erdhën tej ju?
Unë kam vetëm kontratë për të bërë detyrimet doganore të makinave.
Kontrata e shit-blerjeve ku është bërë?
Në pikën e makinave të mia. Unë i kam bërë vet këto kontrata.
Ata erdhën me makina nga Belgjika?
Po kanë ardhur vete me makina nga Belgjika dhe më pas janë parkuar në servisin tim.
A keni pasur raste te tjera?
Po ka pasur dhe raste te tjera, në emër të firmës. Mund të jenë dy ose tre ngarkesa që kanë ardhur nga Belgjika.
Nga verifikimet që kam bërë më rezulton se jeni nga e njëjta zonë?
Jo nuk kam lidhje me asnjë nga dy personat Vladi.
Kur bëhet zhdoganimi i kontrolloni makinat?
Jo sepse bëjmë vetëm dokumentacionin.
A jeni të gatshme që të përballeni me drejtësinë Shqiptare?
Jam i gatshëm që nga ky moment dhe të përballem me çdo gjë. Që nesër të vi dhe të deklarojë të gjithë informacionin që unë kam.
A e dije se çfarë rruge do bënte traileri?
Po e di është Ankona. Por trajleri mund të largohet nga Itali nga çdo port që dëshiron