GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result

Flamujt brigjeve të Ibrit

23/01/2021
në Uncategorized
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

1. Muaj më parë pata vizituar Mitrovicën. Qe bërë kohë e gjatë që s’më binte udha kah ky qytet. Dikur qyteti verior i Kosovës, tashmë pothuaj kufitar. Mos vet.

Me të marrë fund programi i paraparë, me shokët vendosëm të kalonim matanë Urës së Ibrit. Ishte hera e parëqë unë shkelja në atë pjesë të tokës sime. Eh, nuk e di sa mund të quhet “e imja” diçka që nuk e zotëroj. Sidoqoftë.

Sot e asaj dite ende s’e kam marrë veten nga pyetja që ma bluante kokën: si është e mundur që një lumë me gjerësi disa metrash të shndërrohej në një hendek aq të madh? Dallimi mes dy brigjeve është pakrahasimisht i madhdhe jo për nga zhvillimi, se që të dyja hapësirat dergjeshin nga lënia pas dore e shtetit të Kosovës. Veriu nga pafuqia, ndërsa jugu nga injoranca.

2. Në pjesën veriore të qytetit, gjithandej valëviteshin flamujt serbë. Kjo s’bëhej në kuadër të së drejtës së minoritetit që të ruajë simbolet e veta etnike. Jo, jo. Përkunrazi, paraqitej si simbolikë e arrogancës dhe sfidimit të shtetësisë së Kosovës. E ky injorim dhe kjo tallje me subjektivitetin e shtetit tonë vazhdon.

3. Dhjetëshja ka përdorim të gjerë në zhargonin popullor. Porosia e një “dhjetëshe në kajmak” edhe e kënaq shpirtin e myshteriut e që besa e bën të lumtur edhe shitësin e qebapave. Dhjetëshja në fakultet e motivon studentin. Dhjetëshi i madh i futbollit, Messi, mahnit dynjanë. Edhe e jona Republikë sivjet po bëhet dhjetë. Po, duhet pranuar, deri sot nuk na ka kënaqur si këto që u përmendën. Madje, na ka zhgënjyer. Na ka sjellë në një pozitë ku qytetarët të vënë në pikëpyetje mundin e tyre ndër dekada. Por, mendja jonë kolektive ka nevojë të perceptojë faktin se republika është më shumë se qebapat, fakulteti e futbolli. Prandaj përpjekja që lipset për ta mbajtur e konsoliduar atë i tejkalon këto tjerat.

4. Flamuri është një simbol i shtetit dhe përdorimi i tij rregullohet me ligj. Flamuri shtetëror i Kosovës nuk është demokratik. Në procesin e përzgjedhjes së tij nuk është pyetur fare populli. Bile, as përfaqësuesit e tij jo. Por ama është legal. Është pranuar më pastaj nga Parlamenti. Deri sot nuk kam dëgjuar që juridikisht ndokush t’i ketë kërkuar llogari ndonjërit nga deputetët që e kanë miratuar ligjin përkatës për simbolet e shtetit apo që t’i ketë ndëshkuar me votë të njëjtit. E pothuajse në secilin përvjetor bëhet e njëjta zhurmë: duhet përfillur apo jo këtë kaltrosh evropian që na tregon se si (duhet!) i kemi kufijtë(natyrisht, pa versionin e demarkacionit) të ndriçuar nga lart me yje shumë. Tash për tash gjashtë janë, me sa di.

5. Shija është individuale dhe për të s’ka nevojë të bindet tjetri. Megjithatë, në jetë ka gjëra që duhet t’i nënshtrohen konsensusit. Pra, një pranimi më të gjerë. Flamuri ynë republikan është një ndër kartat e identitetit të shtetit tonë. Dizajni i kartës së identitetit edhe mund të të mos pëlqejë. Zgjidhja mund të jetë ndryshimi i tij dhe jo refuzimi i tërësishëm. Nuk është e hijshme për një qytetar taksapagues të përçmojë simbolin me të cilin vendi i tij njihet ndërkombëtarisht. Pa pasur vetërespekt nuk mund të presësh diç të tillë nga tjetri.

6. Krijimi i situatave artificiale sjell vetëm retorika boshe. Ndërkaq, koha pret si shpata. S’e kemi luksin të humbasim energji më tepër me gjëra që nuk përcaktojnë mirëqenien e përgjithshme. Romantizmi gjen shtrat në poezi, kurse në politikë realizmi. Folklori në libra e në çifteli, argumenti racional në praktikën institucionale. Së paku kështu do të duhej të ishte.

7. Përvjetori i dhjetë i Pavarësisë do të më gjejë larg Kosovës. Me flamur të republikës apo pa të, kremtimin do ta mund ta bëj fare lirshëm. Jo si në breglumin verior të Ibrit. Paradoks, apo?

Dekada e dytë e ymrit të Republikës qoftë më e bereqetshme e më e arsyeshme se e para që po lëmë mbas!

Diar Kabashi

ShareTweetShare
Previous Post

Ora e brendshme: E dini kur është më mirë të pini ilaçin?

Next Post

Facebook do të ofrojë rubrikën ‘Today In’

Next Post

Facebook do të ofrojë rubrikën ‘Today In’

Lajmet e fundit

E dhimbshme: Ky është personi që vdiq tragjikisht pas një vetaksidenti me motor

E dhimbshme: Ky është personi që vdiq tragjikisht pas një vetaksidenti me motor

22/06/2025
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 65-vjeçar

Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

22/06/2025
Sulm ndaj policëve në Prishtinë, i dyshuari përfundon në psikiatri

Policia me detaje për aksionin në Prizren: Një personi iu gjet thikë brezi, u intervistua në stacion

22/06/2025
Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme

Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme

22/06/2025
Bajrami: Albini nesër vjen në Kuvend për t’u tallur me qytetarët, shteti nuk mbahet me propagandë

Bajrami: Albini nesër vjen në Kuvend për t’u tallur me qytetarët, shteti nuk mbahet me propagandë

22/06/2025
Reagon Arsenijeviqi, thotë se armët nuk ishin të tij

Reagon Arsenijeviqi, thotë se armët nuk ishin të tij

22/06/2025
Dini Dent Dini Dent Dini Dent

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq tragjikisht pas një vetaksidenti me motor

E dhimbshme: Ky është personi që vdiq tragjikisht pas një vetaksidenti me motor

22/06/2025
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 65-vjeçar

Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

22/06/2025
Sulm ndaj policëve në Prishtinë, i dyshuari përfundon në psikiatri

Policia me detaje për aksionin në Prizren: Një personi iu gjet thikë brezi, u intervistua në stacion

22/06/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.