Mehmet Prishtina, stërnipi i Hasan Prishtinës, ka ndarë një fjalim drejtuar studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me rastin e organizimit të mbrëmjes argëtuese në kundërshtim të heqjes se emrit “Hasan Prishtina” nga UP, përcjellë Gazeta Papirus
“Të dashur studentë, ju treguat në praktikë se jeni zëri më artikulues i shoqërisë sonë.
Ju treguat se emri i Hasan Prishtinës është i shenjtë dhe universiteti juaj do të dilte i lënduar shpirtësirsh e moralisht nëse e ndryshon emrin siç e ka kërkuar rektori.”, tha Prishtina.
Fjalimi i tij i plotë:
Fjala ime drejtuar studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me rastin e organizimit të mbrëmjes argëtuese në kundërshtim të heqjes se emrit “Hasan Prishtina” nga UP
Të dashur studentë, ju treguat në praktikë se jeni zëri më artikulues i shoqërisë sonë.
Ju treguat se emri i Hasan Prishtinës është i shenjtë dhe universiteti juaj do të dilte i lënduar shpirtësirsh e moralisht nëse e ndryshon emrin siç e ka kërkuar rektori.
Hasan Prishtina tash më është pjesë e pandarë e kauzës sonë kombëtare dhe ju më mirë se kushdo tjetër e keni kuptuar se loja me emrin e tij në emër të do farë reformave në Universitet, është tallje me këtë kauzë.
Studentët gjithmonë kanë qenë zëri kryengritës i një shoqërie që ka kërkuar ndryshime për të mirën e përgjithshme të popullit, andaj ju duke mbrojtur emrin e Universitetit tuaj, nuk nderuat vetëm lavdinë e kolosit tonë Hasan Prishtina, por nderuat edhe vetveten, sepse vetëm kështu e ardhmja jonë bëhet më e dinjitetshme.
Me rini vizionare siç jeni ju, Kosova jonë e ka më të sigurt të ardhmen.
Ju edhe njëherë treguat se jeni pasardhës të denjë të mësimeve e ideve të Hasan Prishtinës, duke e ruajtur emrin e tij prej çfarëdo lloj njollosjeje.
Ju jemi shumë mirënjohës për gjithë angazhimin tuaj të palodhur dhe faleminderojmë çdo njërin prej jush veç e veç për këtë vetëdije kaq të kulluar që treguat.