Agnesa Vuthaj cilësohet të jetë njëra ndër femrat më të bukura shqiptare, shkruan Magazina al.
Ajo ishte fituese e konkursit të bukurisë ku në vitin 2003 është zgjedhur “Miss Kosova”, epitet që vazhdon të zotërojë edhe në ditët e sotme.
Vuthaj është aktive edhe në rrjetet më të frekuentuara sociale e cila publikon imazhe të llojllojshme, por ajo që e karakterizon bukuroshen shqiptare është sharmi, eleganca dhe stili unik që ka. Në paraqitjet e fundit të saj, ajo duket me plotë stil dhe me një pamje aq të thjeshtë, saqë lë shumë për tu admiruar.
Duhet theksuar se modelja Vuthaj, është biznismene e suksesshme dhe themeluese e “Agnesa Vuthaj Fashion”, poashtu ajo ishte edhe finaliste në “Dancing with the Stars”.