Një mjet shpërthyes [ granatë dore ] është gjetur të dielën në mëngjes në veturën e një biznesmeni nga Prishtina. Rasti ka ndodhur në fshatin Hajvali rreth orës 11 të paradites. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke e cilësuar si “Kanosje me Armë”. Po ashtu lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit të cilët kanë filluar hetimet.
Gazeta Insajderi ka mësuar se biznesmeni që gjeti mjetin shpërthyes në veturën e tij është Benjamin Kutleshi.