Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë foto të stadiumit “Air Albania” në orët e mbrëmjes së 28 nëntorit.
Rama ka postuar fotot e bukura të kryeqytetit shqiptar në ditën e festës kombëtare shqiptare.
“Mbrëmje mes 28 e 29 nëntorit në Tiranë”, ka shkruar ai.
Shqiptarët në të gjithë botën festuan sot Ditën e Flamurit dhe shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912.
Ndryshe, shumë shqiptarë të Kosovës kanë vizituar sot Republikën e Shqipërisë ndërsa kanë krijuar edhe kolona në pikën kufitare mes dy vendeve.