Lëvizjes Vetëvendosjes, tashmë ka shlyer gjithçka sa i përket komunikatës ndaj Presidentit amerikan Joe Biden, që dikur lideri i VV’së së bashku me bashkëpunëtorët e tij në VV, i kishin kushtuar një komunikatë aspak miqësor me titullin “Bideni e di mirë…”, ku thuhej ndër të tjerash se si deputetët duartrokasin deri në delir si ndonjëfarë sekti primitiv, ndaj fjalimit të Biden në Parlamentin e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Lëvizja Vetëvendosje e kishte lënë pas të kaluarën kur sulmonte presidentin Biden përmes komunikatave, dhe tashmë ishte ngazëllyer nga fitorja e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është bërë presidenti i 46 i SHBA’ve.Sponzor
Kurti e kishte uruar Joe Biden pasi është zgjedhur President i 46 i SHBA’ve, duke thënë se pret që të forcojnë marrëdhëniet, por pikërisht VV’ja kohë më parë kishte fjalë të tjera sa i përket Presidentit amerikan Biden, transmeton Gazeta Metro.
VV’ja kohë më parë kur Joe Biden kishte vizituar Kosovën në cilësinë e zëvendëspresidnetit të SHBA’ve nën presidencën Obama, i cili kishte kërkuar votimin e demarkacionit, kishte reaguar ashpër, duke i kushtuar edhe një komunikatë aspak miqësore me titullin Bideni e di mirë…”, e që tashmë nuk ekziston në arkivat e kësaj partie.
Deri tani janë fshirë komunikatat si “Gjaku i humbur” ku sulmohej Hashim Thaçi që kishte shkuar në varrimin e Ibrahim Rugovës, me këtë të fundit që quhej “kolaboracionist” (bashkëpunëtor i Serbisë), është fshirë edhe “Bideni e di mirë” të vitit 2010 ku natyrisht se nuk thuheshin gjëra të mira për presidentin aktual Joe Biden.
“Bideni e di mirë…”, është shkrimi që Vetëvendosje atëbotë ia kishte kushtuar Presidentit të 46 të SHBA’ve.
“Nënkryetari i ShBA-ve, Joseph Biden, nuk erdhi në Kosovë për t’ia mbajtur një fjalim Kuvendit të Kosovës. Nuk besoj ai ta ketë ndjerë nevojën e tifozerisë së deputetëve kosovarë që duartrokasin deri në delir si ndonjëfarë sekti primitiv. Nuk besoj as ta ketë marrë malli për Manastirin e Deçanit apo të ketë ardhur për t’i ngushëlluar ushtarët amerikanë për jetën e rëndë që bëjnë në kampin Bondsteel”, kjo është një pjesë e komunikatës që tashmë nuk ekziston në faqet zyrtare të kësaj partie.