Një autobus që po udhëtonte drejt Gjermanisë është sulmuar sot në Serbi.
Lajmin për Gazetën Express e kanë konfirmuar kompania Fadili Tours, të cilët thanë se fatmirësisht nuk ka të lënduar.
“Shyqyr Zotit nuk ka të lënduar. Jemi duke u marrë me disa procedura pastaj do ta vazhdojmë rrugëtimin”, thuhet në përgjigjern e tyre.
Sipas lexuesit i cili ka dërguar fotografi në redaksinë e Gazetës Express, ky sulm ka ndodhur rreth orës 21:00, në Krushevc.