Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Q.I i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).